Sport
Kosova do të pranohet më 3 maj në UEFA
Federata e Futbollit e Kosovës pritet që më 3 maj të pranohet në UEFA dhe FIFA.
Në Kosovë tashmë të gjithë janë të bindur se kjo do të ndodhë në Kongresin e përcaktuar më 3 maj në Budapest të Hungarisë. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se sinjalet për një pranim të mundshëm të Kosovës në organizatën evropiane të futbollit janë mjaft pozitive.
“Në këtë kongres do të votohet dhe neve na duhet një shumicë e thjeshtë. Prej 54 votave na duhen 28 vota ‘për’. Shpresoj që ne do t’i bëjmë ato, sepse edhe në atë drejtim kemi punuar mjaft, pareshtur ndër vite e sidomos tash, në këto dy vjetët e fundit që kanë qenë edhe më intensive”, ka thënë Vokrri, përcjell albinfo.ch.
“Nëse kalojmë më 3 maj në UEFA, sigurisht që edhe më 13 maj do të kemi më pak probleme duke marrë parasysh që statuti i FIFA-s nuk e parasheh anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe pengesa ligjore”, theksoi i pari i futbollit kosovar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














