Sport
De Biasi nuk e fton Manajn në Evropian
Kampionati Evropian i futbollit në Francë po afrohet, derisa dilemat po rriten. Gianni de Biasi ende nuk e ka shpallur listën për Evropianin e verës, shkruan albinfo.ch.
Njëra ndër dilemat është nëse do të ftohet sulmuesi i Interit, Rey Manaj. Portali italian për transferime ‘claciomercato’ në një shkrim të saj ka bërë të ditur se Aston Villa është duke kërkuar sulmuesin shqiptar, i cili shkëlqeu ndaj Juventusit në finalen e Kupës U-19.
Edhe Manchester City ka kërkuar sulmuesin shqiptar, por zikaltrit nuk duan të shesin. Ai mund të huazohet gjatë verës, por jo të shitet. Portali italian ka shkruar gjithashtu se Manaj nuk do të ftohet në Evropian. “De Biasi duket se ka qëllim të konfirmojë grupin që e çoi ekipin në kualifikimin historik, duke përjashtuar Manajn, i cili do të ketë një karrierë përpara edhe me Kombëtaren”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












