E-Diaspora
Shqiptarët rrihen me afganët në Gjermani
Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani sërish janë vënë në qendër të vëmendjes.
Sipas mediave gjermane një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin gjerman Kunzell, ku ka ndodhur një përleshje mes një grupi të rinjsh shqiptarë dhe afganë të moshës mes 14 – 18 vjeçarë, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar policia gjermane gjatë ditës së sotme, një grup prej tetë shqiptarësh janë rrahur me një grup tjetër prej katër afganësh.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën kryesore të Dietershausen-it. Ata janë rrahur në stacionin e autobusëve ku pas daljes së katër afganëve në pritë, atyre iu janë përgjigjur tetë shqiptarë. Të rinjtë kanë përdorur thika dhe sende të forta gjatë përleshjes, shkruajnë mediat gjermane, njofton albinfo.ch.
Të gjithë të rinjtë ishin njohur në një kamp refugjatësh. Shkak për këtë rast ishte një mosmarrëveshje që të dy grupet e kishin një ditë më parë. Se për çfarë ishte fjala, ende nuk është bërë e qartë.
Policia gjermane arriti të arrestojë katër prej tetë shqiptarëve, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Në anën tjetër afganët e plagosur kanë arritur të ikin përkohësisht.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











