Në horizont kantoni i ri, “Harku i Jura-s”?
Me kantonin e ri besohet se do të ketë përfitime ekonomike, tatime më të ulëta dhe peshë më të madhe në federatë
Përfaqësues nga kantonet Jura, Neuchatel dhe nga pjesë të kantonit të Bernës (Jura berneze), kanë themeluar një shoqatë që është hapi i parë i krijimit, në të ardhmen të një kantoni të madh të përbërë nga regjionet në fjalë.
Kantoni i ardhshëm do të mbante emrin „Harku i Jura-s”, emër që mban edhe shoqata e posathemeluar „Association pour un canton de l´Arc jurassien”.
Në mbledhjen themeluese që është mbajtur të shtunën në Le Noirmont të kantonit Jura kanë marrë pjesë tridhjetë aktivistë. Në kryesinë e shoqatës ata kanë zgjedhur, veç të tjerëve edhe deputetin e dhomës së kantoneve nga FDP-ja, Raphaël Compte. Ndërkaq planin e punës pritet ta bëjë ish drejtori i Entit Federal për Planifikim hapësinor, Pierre-Alain Rumley, që është dhe ideator i kantonit të përmendur, njofton blick.ch.
Përmes krijimit të një kantoni të përbashkët të regjioneve të Jura-s, iniciatorët besojnë se “Canton de l´Arc jurassien” do të ketë përfitime ekonomike, tatime më të ulëta dhe peshë më të madhe në federatë.
Në një sondazh të bërë kohë më parë nga disa medie frankofone të Zvicrës, rreth 60 për qind të të pyeturve janë shprehur në favor të krijimit të kantonit të madh i cili do të bashkonte kantonet ekzistuese dhe regjionet që kanë të përbashkët emërtimin “Jura”.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










