Sport
Piloti i parë shqiptar garon në Moto-3 me veshjet “Albania”
Në sportin e garave me motor të kampionatit spanjoll, sivjet në pranverë do të kemi për herë të parë një garues shqiptar.
Ai është Argëtim Ramadani, 17 vjeç, dhe motoçiklisti i parë shqiptar që do të shënohet në historinë e garave CEV Moto 3 të kampionatit spanjoll.
Argëtimi ka kaluar këtë muaj me sukses provat në Albacete të Spanjës, ku tani edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit Pinamoto RC Corse, shkruan albinfo.ch.
Më 10 prill 2016 ëndrra e tij është bërë realitet, piloti shqiptar kishte startuar me motorin honda NSF 250 në kalendarin e klasës CEV Moto3, ku janë të regjistruara 7 gara që do të mbahen gjatë një sezoni. Kurse dy ditë para gares, janë të rezervuar për prova zyrtare para-sezonale.
„Pas një kohe shumë të gjatë më në fund ëndrra ime u bë realitet, jam shumë i lumtur që këtë sezon 2016 do të garoj në Kampionatin Spanjoll CEV në klasën Moto3 me Pinamoto RS Racing Team (RTG Spain)“, na shkruan Argëtimi.
Në kampionatin spanjoll Moto 3 marrin pjesë garues nga e gjithë bota dhe njihet si kampionat i një niveli shumë të lartë garues. Mirëpo kjo atë nuk e tremb, përkundrazi e motivon për suksese më të mëdha, për ta bërë familjen krenare, kombin e Shqipërinë, dhe të gjithë ata që e mbështesin, premton Argëtimi.
„Ky kampionat ka një shikueshmëri botërore, ku marrin pjesë garues nga vende të ndryshme të botës. Argëtim Ramadani gjatë tri viteve të fundit ishte pjesë e kampionatit të Evropës Lindore në kategorinë 125 SP, ku në njërën nga to, në Serres të Greqisë, ka dalë fitues i garës.
Në botën e motoçiklizmit nuk falet asgjë…
„Ëndrra e çdo garuesi motorësh është Moto-GP, por kjo është një rrugë shumë e gjatë dhe e vështire. Qëllimi më i afërt është që të arrij të garoj në kampionatin Moto-3 Botëror dhe pastaj në qoftë se kam përkrahje të sponsorëve dhe në qoftë se kam sukses do të vazhdoj të garoj ne Moto-2 dhe më vonë në kategorinë më të lartë, në Moto-GP“, shpalos synimet piloti që jeton në Kerçovë. Mirëpo rruga deri në Moto-GP është tepër e vështirë, flet motoristi i ri që për çdo muaj udhëton nga Kerçova drejt Spanjës me një kosto sezonale deri në 55 mijë euro. „Në këtë kampionat nuk fitohet asgjë. Babai im më mbështet me mbi 50 mijë euro. Por, unë pas këtij kampionati planifikoj të kaloj në Moto-3 të kampionatit FIM CEV REPSOL, aty mandej pres të marr ca përfitime të vogla“, shpreson ai.
„Albania“ shfaqet krenare në veshjet dhe motorin e ri të pilotit shqiptar
Argëtimi ka zgjedhur një përformancë krejtësisht të paparë deri më tani në kampionatin Moto-3. Djaloshi që është rritur e jeton në Maqedoni, në zemër ka flamurin me shqiponjën dykrenare, ka Shqipërinë, më të cilën shpreson ta realizojë ëndrrën e tij duke ngre lartë flamurin kuq e zi. Ai nuk e fsheh kënaqësinë që i sjell dizajnimi i ri i motorit me shqiponjën dykrenare dhe paraqitjes së tij me veshje kuq e zi të shkruar me të bardhë Albania. „Po, unë garoj me ngjyrat e Shqipërisë. E kam bërë vetë këtë zgjedhje për shkak se dua ta prezantoj në këtë sport, vendin tim, Shqipërinë. Kjo është ëndrra ime“, thotë ai në fund të bisedës me albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada Shqiptare: Përfaqësim i denjë nga Zvicra në Samitin e Diasporës "Diaspora shqiptare në Zvicër ishte denjësisht e përfaqësuar, falë edhe angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në... -
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fribourg: Banesa të reja për të moshuarit, zgjidhja më e lirë që po shihet si e ardhmja e kujdesit ndaj tyre Një studim i ri i realizuar në kantonin Fribourg thekson nevojën për zhvillimin e më shumë... -
Për shkak të luftës në Iran: paralajmërohen masa kursimi dhe kufizime për vozitësit në Zvicër -
Zvicër: Qeveria federale pagoi rreth 1 miliard dollarë për vaksinat Moderna dhe Novavax -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran të provoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Me 145,000 nënshkrime, u dorëzua iniciativa zvicerane për financim të qëndrueshëm



















