Sport
Burgdorf-i i Zvicrës, sonte arena e boksierëve shqiptarë
Të shtunën më 23 prill, Pallati i sportit “Markthalle” në Burgdorf do të jetë arena e përballjes së boksierëve shqiptarë, Sefer Seferi në peshat deri 91 kg dhe Erzen Rrustemi në peshat +91 kg.
Gjithçka është gati për mbrëmjen gala të boksit profesionist në qytetin Burgdorf të Zvicrës, ku do të ngjiten në ring boksieri shqiptar i peshave të rënda nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi dhe boksieri tjetër shqiptar nga Zhegra e Gjilanit, Erzen Rrustemi, i cili debuton në peshat absolute, në +91 kg.
Sefer Seferi i cili deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka shënuar po aq fitore, prej të cilave 18 me KO. dhe do të përballet me hungarezin 40 vjeçar, Laszlo Hubert i cili deri më tani ka zhvilluar 63 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 44 fitore, 18 humbje dhe një barazim. Kjo përballje është e vlefshme për titullin vakant WBF internacionla.
Pos Seferit në ring do të ngjitet edhe Erzen Rrustemi, në sfidën e parë në peshat absolute do të përballet me boksierin latinoamerikan, i cili vjen nga Buenos Airesi – Argjentinë, 40 vjeçari Ruben Angel Mino.
Të dy boksierët shqiptarë pasi kanë bërë matjen e peshave kanë falënderuar mbështetësit e tyre dhe kanë ftuar shqiptarët që të jenë në numër sa më të madh sonte për t` i parë ndeshjet e tyre. “I lutem Zotit që t’ ju gëzojmë me një fitore”, kanë thënë të dy boksierët, njofton “albinfo.ch”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













