Shkurt.ch
Nescafé është brendi më i vlefshëm zviceran
Sipas një rangliste të bërë nga magazina “Bilanz” dhe firma “Interbrand”, më e vlefshmja nga të gjitha është marka e kafes “Nescafé” e Nestle-s
Zvicra ka shumë marka ose “brende” prodhimesh me vlera të larta dhe me reputacion në botë. Por, sipas një rangliste të bërë nga magazina “Bilanz” dhe firma “Interbrand”, më e vlefshmja nga të gjitha është marka e kafes “Nescafé” e Nestle-s, shkruajnë mediat zvicerane. Ndërkaq vetë marka Nestle, që është ndër prodhuesit më të mëdhenj botërorë në industrinë ushqimore zë vendin e dytë në këtë ranglistë.
Në vendin e tretë është radhitur marka e orës Rolex, në të katërtin, Swisscom, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rritjen më të madhe në vlerën e markës e ka përjetuar koncerni zviceran-francez për prodhimin e çimentos “LafargeHolcim”, pas fuzionimit të tij.
Në përpilimin e kësaj rangliste merren parasysh fuqia financiare, pesha që ka një markë në vendimet tona për ta blerë atë dhe fitimi i pritshëm për poseduesin e markës.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












