Shkurt.ch
SVP/UDC dhe CVP/PDC zgjedhin kryetarët e tyre të rinj
Ashtu siç ishte pritur, delegatët e SVP-së zgjodhën Alebrt Rösti-n deputet nacional nga Kantoni i Bernës kryetar të ri, ndërsa ata të CVP-së, deputetin nacional nga Zugu, Gerhard Pfister
Dy parti parlamentare SVP/UDC dhe CVP/PDC kanë mbajtur sot kuvendet e tyre zgjedhore. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të deritashëm, respektivisht Toni Brunner (SVP) dhe Christophe Darbelley (CVP) vendet e tyre duheshin plotësuar me kryetarë të rinj.
Ashtu siç ishte pritur, delegatët e SVP-së zgjodhën Alebrt Rösti-n kryetar të ri. Rösti vjen nga seksioni partiak i Bernës. Ai është zotuar se do të japë taktin e udhëheqjes së partisë si kryetar i ri, shkruajnë mediet zvicerane sot.
Brunner ka qëndruar në postin e kryetarit për 8 vite dhe është bërë i njohur si përfaqësues i “Linjës së ashpër” të partisë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Rosti konsiderohet si më i moderuar. Si drejtues i fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale ai ka bërë një emër të strategut të suksesshëm.
Kuvendi sot ka vendosur që në vend të 7 nënkryetarëve sa ka pasur deri tash të zgjedhë vetëm tre sish.
Edhe partia tjetër CVP/PDC ka bërë sot zgjedhjen e kryetarit të saj. Deputeti nacional nga kantoni Zug, Gerhard Pfister është zgjedhur në krye të partisë, ashtu siç dhe ishte pritur. Ai është zgjedhur me 340 vota nga gjithsej 376 delegatë të pranishëm.
Pfister 53 vjeçar bën pjesë në krahun e djathtë të partisë .
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













