Shkurt.ch
Është mbyllur edicioni i 100-të i panairit Muba
Në panairin e Bazelit janë prezantuar ofertat e 552 ekspozuesve nga 22 vende të botës
Mbrëmjen e të dielës në Bazel është mbyllur edicioni i 100-të i panairit të njohur Muba (ose Mustermesse Basel). Në të gjitha aktivitetet e këtij panairi kanë marrë pjesë 131.893 vizitorë që është afërsisht numër i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, shkruan srf.ch.
Në panair janë prezantuar ofertat e 552 ekspozuesve nga 22 vende të botës pastaj ka pasur program festiv jubilar, ekspozita si ajo e nostalgjisë dhe e pllakateve etj.
Muba është i njohur edhe për atë se vizitorët e shfrytëzojnë atë për të bërë blerje. Këtë vit ka pasur një rritje të konsiderueshme të shumës mesatare që ata kanë dhënë për të blerë gjësende të ekspozuara këtu. Kështu përderisa vitin e kaluar mesatarisht një vizitor kishte shpenzuar 650 franga, këtë vit mesatarja ka qenë 725 franga për një pjesëmarrës.
Muba është panairi më i vjetër në Zvicër.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











