Shkurt.ch
530 mijë zviceranë jetojnë në “varfëri absolute”: Nuk kanë para për pushime jashtë vendit!
Gjatë vitit 2014, 9.7 për qind të zviceranëve nuk kishin mundësi të kalonin një javë pushim jashtë vendit. Te familjet me një prind kjo përqindje madje ishte 22.6%
530 mijë njerëz ose 6.6% të popullatës së gjithmbarshme të Zvicrës jetojnë në varfëri “absolute”, gjegjësisht marrin të ardhura që konsiderohen se janë nën kufirin e varfërisë. Ndërkaq mbi një milion të tjerë janë të rrezikuar të bien në këtë kategori, shkruan srf.ch., duke iu referuar vlerësimit që ka bërë SKOS (autoriteti federal i zyrave sociale të vendit).
Por, kjo nuk e pengon Zvicrën që në krahasim me mesataren e shteteve të BE-së të qëndrojë mjaft mirë. Në vitin 2014 standardi në Zvicër ishte në vendin e tretë, pas Luksemburgut dhe Norvegjisë. Ndërsa të ardhurat mesatare në Zvicër ishin për 1.7 herë më të larta se ato në Itali dhe 1.3 herë më të larta se në Gjermani.
Megjithatë, gjatë vitit 2014 9.7 për qind të zviceranëve nuk kishin mundësi të kalonin një javë pushim jashtë vendit, transmeton albinfo.ch. Te familjet me një prind kjo përqindje madje ishte 22.6%. Ky parametër tregon se shkalla për matjen e varfërisë në Zvicër dallon shumë nga ajo në vende të pazhvilluara… dhe se “varfëria absolute” në vendet si Zvicra duhet marrë në mënyrë relative.
Krahas lartësisë së mesatares së të ardhurave, Zvicra ka edhe dallimet më të vogla se mesatarja evropiane në mes të pagave të ulëta dhe atyre të larta. Kështu, shuma e të ardhurave të 20 për qind të njerëzve më të pasur në vend është 4.4 herë më e madhe se ajo e 20 për qind të më të varfërve, përcjell albinfo.ch. Mesatarja në Evropë ishte 5.2 herë.
Dallimet më të mëdha në këtë pikë janë regjistruar në Serbi, Maqedoni,, Rumani dhe në Spanjë. Ndërsa më të voglat në Islandë dhe në Norvegji.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










