Sport
Këto janë shpërblimet për Shqipërinë
Shpërblimi për kuqezinjtë do të nisë që në ndeshjet në grupe, për të cilat mësohet se është parashikuar një shpërblim prej 300 mijë euro për çdo fitore, ndërsa 100 mijë euro për çdo barazim
Kampionati Evropian i futbollit po afrohet dhe për herë të parë pjesëmarrëse do të jetë edhe Kombëtarja shqiptare. Shqipëria arriti sukses historik duke u kualifikuar në një Evropian, derisa tani shpreson të ketë sukses në Francë.
Sipas mediave shqiptare, shpërblimi për kuqezinjtë do të nisë që në ndeshjet në grupe, për të cilat mësohet se është parashikuar një shpërblim prej 300 mijë euro për çdo fitore, ndërsa 100 mijë euro për çdo barazim, shkruan albinfo.ch.
Në rast se kuqezinjtë dalin në vendin e parë në Grupin A, shpërblimi për skuadrën do të jetë 1.5 milionë euro; në vendin e dytë 800 mijë euro dhe në vendin e tretë 600 mijë euro. Kualifikimi për në fazën e 1/16-ave do të shpërblente ekipin kombëtar me një milion euro, ndërsa në fazën e 1/8-ave në shumën 1.5 milionë euro.
Për kualifikimin për në gjysmëfinale, është përcaktuar një shpërblim prej 2 milionë eurosh, ndërsa superbonusi është planifikuar për fitimin e Kampionatit Evropian, plot 4 milionë euro shpërblim.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













