Feja
Para gjyqit, shqiptari që vrau shqiptarin tjetër në xhami
Shqiptari 53 vjeçar nga Lugina e Preshevës kishte shtënë me armë nga shpina në shqiptarin tjetër 51 vjeçar derisa ai ishte gjunjëzuar për të kryer ritin fetar mysliman
Para Gjykatës së Qarkut në St. Gallen, nga fundi i muajit maj, një shqiptar nga Lugina e Preshevës do të përgjigjet për vrasjen e bërë në xhami, të një bashkatdhetari të tij, shkruan tagblatt.ch. Vrasja që kishte ndodhur në gusht të vitit 2014 kishte bërë jehonë të madhe në gjithë Zvicrën për faktin se ishte kryer në një objekt fetar, pra në xhami dhe në praninë e besimtarëve të tjerë.
Shqiptari 53 vjeçar nga Lugina e Preshevës kishte shtënë me armë nga shpina në shqiptarin tjetër 51 vjeçar derisa ai ishte gjunjëzuar për të kryer ritin fetar mysliman, transmeton albinfo.ch. Pra bëhej fjalë për një ekzekutim nga afërsia
Vrasja në xhaminë “El-Hidaije” në Winkeln të St. Gallenit ishte bërë për hakmarrje, pasi që tashmë i vrari kishte privuar nga jeta para 19 viteve vëllain e të parit, përcjell albinfo.ch. Gjyqi kishte konstatuar atëbotë se vrasja qe bërë në mbrojtje të domosdoshme.
Policia kishte arrestuar menjëherë vrasësin.
Në rastin aktual, prokuroria kërkon dënim prej 20 vjetësh burg për vrasësin. Ky i fundit ka pranuar veprën.
“Mos u tutni se u kry”
albinfo.ch kishte përcjellë rastin e rëndë duke marrë edhe deklarime nga dëshmitarët dhe nga krerët e xhamisë.
66-vjeçari Gani Berisha nga Prizreni kishte parë me sy vrasjen makabre të bashktadhetarit me origjinë nga Presheva. “Tmerr i madh me pa një ngjarje të këtillë. Janë raste shumë të rralla të vrasjeve në xhami. Kjo na ka tronditur të gjithëve”, rrëfen për albinfo. ch rastin Berisha.
Besimtarët e mbledhur në panikë kanë braktisur xhaminë “El-Hidaje”, ndërsa autori i vrasjes është dëgjuar duke thënë: “Mos u tutni se u kry”, thonë dëshimtarët. “Mezi kam dalë nga xhamia, të gjithë ishin frikësuar me të dëgjuar krismat”, thotë për albinfo.ch Berisha.
Plaku Berisha thotë se nuk lejohen vrasjet as me “Kanun” në xhami, duke dyshuar se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Duke u bazuar në dëshmitë e të pranishmëve në momentin e vrasjes, albinfo.ch ka raportuar të premten se vrasja dyshohet se kishte ndodhur për motive hakmarrjeje.
“Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar po të njëjtës moshë për hakmarrje, ngase ia paska vrarë vëllain”, kishte thënë Burim Berisha për albinfo.ch. Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve në vendin e tyre të origjinës.
Autori i vrasjes nuk ishte xhematë i rregullt i xhamisë “El Hidaje” në St.Gallen. Ai kishte ardhur për të kryer vrasjen nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në... -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata













