Integrimi
Shqiptarët e Zvicrës: Në mes të heronjve të futbollit dhe vrasësve nga parkingu
Në mes të heronjve të futbollit dhe vrasësve nga parkingu, në Zvicër jetojnë rreth 250 mijë burra e gra që i takojnë popullatës shqiptare. Ata ankohen se për ta flitet shpesh ndërsa me ta, shumë rrallë. Ne kemi folur me ta, thuhet në artikullin në të cilin parakalojnë: dr. Omer Xhemaili, kardiokirurg i famshëm, Kështjella Pepshi, ish Mis Kosova dhe politikane, Arsim Hyseni, afarist dhe kryetar i FC Kosova të Cyrihut etj.
Revista mujore zvicerane Beobachter ka publikuar në numrin e saj më të ri një dosje që provon të merret me imazhin e shqiptarëve të Zvicrës përtej klisheve të njohura, kryesisht negative. Ajo me këtë rast ka bërë portretimin e disa prej personaliteteve shqiptare të cilët në Zvicër kanë arritur sukses në fushën ku punojnë. Shumica e personave janë përzgjedhur në bashkëpunim me albinfo.ch.
Në hyrje të dosjes së gjerë, gazetari merret me imazhin jo të mirë të shqiptarëve dhe me nevojën që ky imazh të përmbyset ose të kthehet në suaza të normalitetit.
“Ngasës të shpejtë të makinave, maço ballkanikë, shitës droge, vrasës nga parkingu, shpërdorues ndihmash sociale: prej më shumë se njëzet vitesh shqiptarët janë gogoli i kombit. Nuk kalon pothuaj asnjë krim me pjesëmarrje të shqiptarëve e që të mos përtypet me lezet nga mediat bulevardeske. Në këtë lojë të padrejtë merr pjesë edhe politika, sikur për shembull në rastin e sloganit të SVP-së “Kosovarët therin zviceranin”, me të cilin mblodhën nënshkirme për fushatën e iniciativës kundër migracionit masive në vitin 2011.
Por, në mes të tiradave të sharjeve, shqiptarët herë pas here kanë marrë edhe ndopak dashuri. Para së gjithash kur ata jepnin performanca të jashtëzakonshme futbolli për Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Shansin e ardhshëm për ta bërë këtë, e kanë më 11 qershor, në duelin kundër Shqipërisë. Shumë nga lojtarët e kombëtares zvicerane mund të luanin pa problem për Shqipërinë por ata janë përcaktuar për Zvicrën, atdheun e tyre, shkruan më tutje Beobachter.
Në mes të heronjve të futbollit dhe vrasësve nga parkingu, në Zvicër jetojnë rreth 250 mijë burra e gra që i takojnë popullatës shqiptare. Ata ankohen se për ta flitet shpesh ndërsa me ta, shumë rrallë. Ne kemi folur me ta, thuhet në artikullin në të cilin parakalojnë: dr. Omer Xhemaili, kardiokirurg i famshëm, shqiptari i parüë që ka bërë transplantim të zemrës, Kështjella Pepshi, ish Mis Kosova dhe politikane, Arsim Hyseni, afarist dhe kryetar i FC Kosova të Cyrihut, Blerim Tatari, këngëtar repi, etj. Vetëm yje futbolli nuk ka në mesin e tyre dhe, sigurisht, as kriminelë, duke ndjekur përcaktimin nga hyrja e artikullit.
albinfo.ch në ditët në vazhdim do të publikojë, të përkthyer në gjuhën shqipe edhe disa nga portretet e përfshira në dosjen e revistës Beobachter.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












