Shkurt.ch
Masa të jashtëzakonshme sigurie për përurimin e tunelit më të gjatë në botë
Aty do të jetë e gjithë qeveria (të gjithë ministrat), shumë ministra transporti të vendve të ndryshme të botës etj
Masat e sigurisë me rastin e përurimit të hapjes së tunelit bazik të Gothardit (57 kilometra, më i gjati në botë) që do të bëhet më 1 qershor, janë të jashtëzakonshme dhe kolosale, njofton srf.ch. Risi në këtë drejtim është ngritja e një shtabi special i cili do të veprojë në të dyja anët e tunelit, gjegjësisht në dy kantonet përkatëse, Uri në veri dhe Tesinë, në jug, transmeton albinfo.ch. Qeveritë e dy kantoneve kanë nënshkruar marrëveshjen e nevojshme lidhur me gjithë këtë ndërmarrje të rëndësishme.
Nuk dihet numri i trupave të sigurisë që do të mobilizohen ditën e përurimit por dihet se vetëm sigurimi i një traseje kaq të gjatë në dy tuba me hyrje-daljet e galeritë e shumta të tërthorta kërkon numër të madh njerëzish.
Aksionin e bën edhe më të ndjeshëm e më me peshë fakti se në përurim marrin pjesë personalitete të shumta politike nga vendi dhe bota. Aty do të jetë e gjithë qeveria (të gjithë ministrat), shumë ministra transporti të vendve të ndryshme të botës etj.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












