Sport
E pranon edhe trajneri belg, Januzaj luan për Kosovën
“Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykoj atë. Nuk do të jem në gjendje të bëjëndonjë gjë tjetër në këtë rast”, ka thënë Wilmots
Ditë më parë mediat belge shkruan se Adnan Januzaj do të lë Belgjikën dhe do të luajë për Kosovën. Këtë e ka pranuar edhe përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, i cili ishte njëri ndër më këmbëngulësit që Januzaj të luajë për Belgjikën.
Januzaj nuk ka më vend në Kombëtaren belge, kurse Kosova pritet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. “E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për këtë. Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë te ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykoj atë. Nuk do të jem në gjendje të bëj ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, ka thënë Wilmots për “La Derniere Heure”, përcjell albinfo.ch.
Hera e fundit që Belgjika kishte ftuar Januzajn ishte para 16 muajsh dhe Wilmots thekson se ka pasur shumë pak kontakte me të. “Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vështirë. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, theksoi Wilmots.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












