Rrëzohet aeroplani, druhet për pesë të vdekur
Të gjithë personat që ishin në avionin i cili u rrëzua mesditën e së premtes në Weisshorn të Walisit kanë vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12.45m në rrethinën e Val d’Anniviers në afërsi të Weisshornit në Valis. Një avion privat është rrëzuar, ndërsa sipas informatave jozyrtare, të gjithë pesë personat në bord kanë gjetur vdekjen.
Ueb faqja e “Walliser Boten”, njofton se të gjithë personat e avionit i cili u rrëzua mesditën e së premtes në Weisshorn të Walisit kanë vdekur, me theks të veçantë se bëhet fjalë për burime jozyrtare. Sipas një deklarate të policisë dhënë mediave zvicerane, duhet llogaritur për të vdekur, por “për momentin nuk mund të themi diçka më tepër”, kanë derklaruar nga policia.
Aktualisht, në rrethinën e aksidentit është duke u gjurmuar me helikopterë për të zbuluar avionin e rrëzuar. Avioni i rrëzuar është i llojit “Beechcraft”, i cili ka qenë duke udhëtuar në relacionin Lozanë-Sion. Por edhe për këtë informatë, policia nuk ka dashur të prononcohet. Alarmi ishte dhënë, pasi avioni ishte zhdukur nga radari dhe pas ndërprerjes së komunikimit me bazën.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj Deputeti Andreas Gafner propozon natyralizim të thjeshtuar për sipërmarrësit e huaj në Zvicër... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres









