Integrimi
Zviceranët hedhin vallen e Rugovës
Me titullin “A la découverte du pays des Aigles” (Në zbulim të shtetit të shqiponjave), publiku shqiptaro-zviceran përcolli programin jashtëzakonisht të pasur të përgatitur enkas për të
Grupi folklorik La Farandole organizoj një shfaqje të veçantë në bashkëpunim më Shoqërinë Kulturore Artistike “Teuta” të Lozanës në fshatin Courtepin të kantonit të Friburgut. Albinfo.ch ju sjellë një përshkrim të çasteve që shënuan këtë mbrëmje të zhvilluan në shenjë miqësie dhe shkëmbimi të vlerave..
Me titullin “A la découverte du pays des Aigles” (Në zbulim të shtetit të shqiponjave), publiku shqiptaro-zviceran përcolli programin jashtëzakonisht të pasur të përgatitur enkas për të.
Aty, shoqata “Teuta” prezantoi kostumet, vallet, muzikën shqiptare tradicionale folklorike dhe i dha shije të butë gjithë kësaj mbrëmjeje falë përgatitjes së ushqimeve tradicionale shqiptare.
Salla vrullonte nga një publik vendas i etur për të zbuluar, kuptuar apo thjesht njohur traditat, kulturën dhe artin e shqiptarëve në Zvicër.
Për të shtuar oreksin, mbrëmja filloi me shijimin e ushqimeve tradicionale. Më pas vallet dhe muzika shqiptare dhe zvicerane u bashkuan për të sjellë një atmosferë miqësore dhe të hareshme në mes dy popullatave. Madje, Zviceranët nuk lëshuan rastin për të vallëzuar të ashtuquajtur “ Vallja e Rugovës.
Gjithashtu publiku pëlqeu interpretimin e vajzave të cilat kënduan këngën e Hasan Ages ku rolin e Hasan Agës e luajti një zviceran që ndjehej shumë krenar, mirënjohës dhe i nderuar.
Kulmi i emocionit u shënua me shpalosjen në skenë të dy flamujve: shqiptar dhe zviceran si shenjë paqeje vëllazërore, një shpalosje që ngriti gjithë publikun në këmbë nën një stuhi duartrokitjeve të pandalshme.
Në skenë të pranishmit zbuluan edhe të shumënjohurën Valle të Shotës e cila u interpretua nga dy çifte: shqiptar ë dhe zviceranë. Ndërsa shqiptarët u paraqiten me kostume tradicionale të Zvicrës dhe interpretuan vallet e alpeve të Zvicrës të shoqëruara nga instrumenti tipik i vendit “Cor des alpes”.
Përmes artit dhe kulturës, organizatoret dhe publiku dëshmuan se integrimi i shqiptarëve në Zvicër si dhe interesi i zviceranëve për popullatën shqiptare nuk ka fund. Takime të tilla veç sa ngjallin një njënjë të tillë. Prandaj kuptohet, se pas shfaqjes të pranishmit hodhën vallen deri në mes të natës.
Në liunkun më poshtë mund të shikoni videon:
https://mail.google.com/mail/u/1/#inbox?projector=1
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












