Lajme
Lajmi se luftëtari i UÇK-së nuk do të ekstradohet në Serbi, spekulim
Burime diplomatike në Zvicër deklaruan për Albinfo.Ch, se nuk ka asnjë vendim për ekstradim, apo jo në Serbi të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Albert Spahiu
Autoritetet zvicerane nuk kanë marrë ende asnjë vendim për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Albert Spahiu, i arrestuar disa ditë më parë me fletarrest të Beogradit. Sipas burimeve diplomatike në Zvicër, nuk ka asnjë vendim nëse do të ekstradohet apo jo, ish-guerili i UÇK-së në Serbi.
Sipas këtyre burimeve, deklarata që i ka dhënë më herët mediet lokale në Serbi, por edhe në Kosovë se Albert Spahiu nuk do të ekstradohet nga Zvicra për në Serbi, nuk janë të vërteta. Për ish ushtarin e UÇK-së, sipas burimeve të Albinfo.Ch në Bernë, nuk ka ende vendim të prerë.
Mediet serbe njoftojnë se ish-ushtari i UÇK-së Albert Spahiu, i cili është arrestuar para një jave në Cyrih të Zvicrës, nuk do të ekstradohet në Serbi. Radio Televizioni i Serbisë e bën të ditur këtë lajm duke cituar mediat zvicerane. Por, ky informacion përgënjeshtrohet nga burimet diplomatike të Albinfo.Ch
RTS njofton më herët, se Spahiu nga Opterusha e Rahovecit është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte ndaj civilëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Sipas televizionit shtetëror të Serbisë, Albert Spahiu kërkohet për shkak të krimeve në fshatrat Reti dhe Opterushë në komunën e Rahovecit gjatë vitit 1998.
Në Zvicër po ashtu është arrestuar edhe Genc Zogaj, i cili sikurse Spahiu është arrestuar me urdhër arrest të Serbisë.
Rreth këtyre arrestimeve janë shprehur edhe institucionet kosovare.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë për Indeksonline se çështjet e arrestimeve me flet arreste të lëshuara nga Serbia janë çështje politike dhe jo ligjore. Ai ka bërë të ditur se MPJ është në kontakt të përhershëm me autoritetet zvicerane që nga momenti i parë i arrestimeve, dhe se në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet në Zvicër po punojnë për të arritur lirimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ndryshe, Shteti helvetik edhe më parë ka ekstraduar në Serbi ish guerilë shqiptarë. Më 22 mars 2012, autoritetet zvicerane e patën ekstraduar në Serbi kosovarin Shemsi Nuhiu i cili kishte edhe nënshtetësi të Serbisë. Ai u akuzua për vrasje, tortura dhe dhunim gjatë luftës si pjesë e “Grupit të Gjilanit”. Pas gjykimit disa muajsh në Beograd, Nuhiu u shpall i pafajshëm.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












