Sport
UEFA i përgjigjet Serbisë
Serbët ende nuk po mund të pranojnë se Kosova është pranuar në UEFA dhe kanë paralajmëruar padi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që ndodhet në Lozanë
Serbia kundërshtoi, por nuk arriti t’i bindte delegatët e UEFA-s që të mos e pranojnë Kosovën në këtë institucion. Tashmë, serbët kanë paralajmëruar padi ndaj UEFA-s për të shfuqizuar këtë vendim, por kjo nuk po e shqetëson UEFA-n, shkruan albinfo.ch.
“Mund edhe të ketë një padi ndaj nesh në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), po e them këtë nga aspekti ligjor. Kjo nuk është diçka që ne kemi frikë, sepse ne këtu kemi marrë një vendim demokratik për një çështje sportive”, ka thënë drejtori për çështje ligjore në UEFA, Alasdair Bell.
“Pyetja e parë ishte nëse Kosova i plotëson kushtet për t’u bërë anëtare e UEFA-s dhe përgjigjja, sipas nesh, ishte PO. Pyetja e dytë ishte nëse shtetet anëtare e donin Kosovën pjesë të UEFA-s dhe ato sot votuan “PRO”. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me çështje ligjore, por kjo nuk më shqetëson në aspektin ligjor”, ka vazhduar anglezi.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











