CH-Ballkani
180 mijë franga zvicerane për zhvillimin e turizmit në Maqedoni
Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Zvicrës së bashku me organizatën përkatëse në vend dhe kompaninë “Pharmachem” përmes programit për mbrojtjen e natyrës në Maqedoni ka dhënë 180 mijë franga zvicerane për zhvillimin e turizmit në Maqedoninë Lindore.
Kryetarët e njëmbëdhjetë komunave të rajonit kanë identifikuar propozim-projektet të komunave që do të financohen në kuadër të programit në fjalë.
Nga dhjetë projektet e propozuara janë pranuar vetëm pesë, të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2016.
Projektet e miratuara kanë të bëjnë me lokalitetin arkeologjik në komunën e Zërnovcit, që arrin shumën 30 mijë euro, pastaj për një qendër turistike informative, për të cilin Komuna e Koçanit do të marre 60 mijë euro për rindërtimin e një ndërtese të vjetër në Qendrën Informative.
Programi ka paraparë projektin edhe në Kamenicë të Maqedonisë në vlerë prej 50 mijë franga për projektin “parkohuni dhe bëni fotografi”, që do të përfshijë dy parkingje, kanalizime dhe tabela përgjatë liqenit Kalimanci.
Me të njëjtin program komuna Probishtip do të marrë 20 mijë euro dhe 20 mijë tjera do të ndahen për komunën e Shtipit.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












