Integrimi
Me vendosjen e flamujve zviceranë, JSVP ua kujton të huajve “në truallin e kujt jetojnë”
Sipas shkresës së publikuar në facebook, “kopshtet në të cilat shpesh valojnë flamuj të huaj, janë simptomatike për kantonin e Lucernit. Prandaj ne duam t`ua kujtojmë pronarëve se në truallin e kujt po i vjelin karotat, domatet ose sallatën!”
Ngastrat e vogla të kopshteve (Schrebergarten) që jepen me qira, janë shumë të dashura për zviceranët dhe më shumë akoma për ata me prejardhje të huaj. Aty kalojnë kohën pas pune duke u marrë me punë të imta kopshtarie ose duke bërë grill dhe pirë me shoqëri. Meqenë se shumë nga këto kopshte i marrin qytetarët me prejardhje të huaj, shpesh ata nga Ballkani, në to valojnë flamujt e shteteve përkatëse, si ata të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë etj.
Ditë më parë, shtetasi kroatozviceran Anto Matuzovic kur kishte shkuar në mëngjes në kopshtin e tij në Lucern ishte habitur tek kishte parë që në shtizë, veç flamurit kroat ishte varur edhe ai i Zvicrës, me kryq të bardhë në sfond të kuq, shkruan zentralplus.ch. Por edhe parcelat e fqinjëve të tij ishin stolisur po kështu me flamujt zviceranë, gjithsej 17 të tillë valonin krahas flamujve të shteteve të prejardhjes të pronarëve, transmeton albinfo.ch
Ndonëse kroati nuk kishte asgjë kundër flamurit zviceran, atë e kishte shqetësuar mënyra se si ishin vendosur ata, pa paralajmërim as pa pyetur.
Ndërkohë merret vesh se mbrapa këtij aksioni qëndronte SVP, gjegjësisht seksioni rinor i saj në Lucern. Siç ka bërë të ditur ky seksion, përmes aksionit ka dashur të tërheqë vërejtjen për “gatishmërinë jo gjithmonë të mjaftueshme për integrim të popullatës me prejardhje të huaj”, përcjell albinfo.ch. Sipas shkresës së publikuar në facebook, “kopshtet në të cilat shpesh valojnë flamuj të huaj, janë simptomatike për kantonin e Lucernit. Prandaj ne duam t`ua kujtojmë pronarëve se në truallin e kujt po i vjelin karotat, domatet ose sallatën!”.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











