Lajme
Vazhdon regjistrimi i diasporës
Në bazë të regjistrimit të deritashëm të mërgatës dhe diasporës, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në Gjermani dhe Zvicër. Më pas vjen SHBA
Regjistrimi i diasporës dhe mërgatës kosovare, i filluar në vitin 2013, do të vazhdojë deri në fund të këtij viti, deklaruan përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e duhura që gjatë ardhjes së mërgimtarëve në verë, të vazhdohet me procesin e regjistrimit.
Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Zëdhënësi i Ministrisë se Diasporës, Lorik Pustina për REL, ka treguar se vitin e kaluar janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Kurse të dhënat e reja të këtij viti, sipas tij, pritet që të bëhen publike në fund të muajit dhjetor.
“Në këtë kontekst ne tashmë e kemi filluar fushatën tre mujore, sikurse ka qenë edhe vitin e kaluar, me moton; “Ti je pjesë e atdheut”, ku gjatë periudhës verore, kur bashkatdhetarët tanë do të vijnë në Kosovë për vizita ata do të familjarizohen më procesin e regjistrit dhe do të kemi regjistrim, besoj masiv, i cili do të reflektojë edhe në suksesin të cilin e kemi pasur si pasojë e kësaj fushate”, ka thënë Pustina.
Procesin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e konsiderojnë projekt të rëndësishëm dhe më interes të veçantë edhe demografët.
Profesori Rifat Blaku, demograf, ka thënë se është e domosdoshme të dihet se cili është numri i diasporës.
Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, vijon ai, posedojnë një kapital të madh intelektual dhe financiar, dhe më një politikë të mirëfilltë të kthimit dhe migracionit, siç thotë ai, mund të paraqiten faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, por edhe kthimin gradual të tyre në vendlindje.
“Natyrisht që procesi i filluar, gradualisht duhet të vazhdojë edhe pse është mjaft kompleks. Por, shpresojmë që ky proces do të ketë rezultate pozitive dhe të dihet se sa i madh është numri i atyre që në rrethana të ndryshme, nga e kaluara e pa fat, janë detyruar të braktisin Kosovën dhe të kërkojnë shpresë dhe jetë më të mirë në botën e jashtme”, ka thënë Blaku.
Ndërkohë, Lorik Pustina tregon se në bazë të regjistrimit të deritashëm vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, procesi i regjistrimit fizik, pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










