Sport
Gjergjaj humb nga Haye me nokaut në raundin e dytë
Ajo që nuk ka ndodhur në 29 meçet e deritashme, i ka ndodhur sonte: Arnold Gjergjaj, boksieri ambicioz shqiptaro-zviceran i kategorisë së rëndë ka humbur në meçin e tij të 30-nga ish kampioni botëror, David Haye. Humbja ka ndodhur shumë shpejt, në raundin e dytë.
Me këtë është shuar njëherë për njëherë ëndrra e Arnold Gjergjajt për të arritur në majat e boksit profesionist botëror.
Të gjitha prognozat kishin paraparë fitoren e anglezit Haye, nisur edhe nga fakti se ai ka qenë kampion botëror dhe ka pasur përvojë më të pasur në nivelin më të lartë të boksit.
Meçi është zhvilluar në sallën e madhe të Londrës “Arena O2”, në praninë e rreth 20 mijë shikuesve.
Gjergjaj ka hyrë shumë i motivuar në këtë përballje, për të cilën ka stërvitur shumë gjatë disa muajve të fundit. Por si duket të gjitha këto nuk mjaftuan. Haye ka treguar epërsi të theksuar ndaj tij, gjë që rezultoi me fitoren e tij të shpejtë me nokaut ndaj boksierit shqiptar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













