Sport
Ftohet Rashica, por jo Salihi
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shpallur listën preliminare, ku është ftuar Milot Rashica, por jo sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihi
Befasia më e madhe e listës së Gianni De Biasit padyshim ishte Milot Rashica, i cili është në listën e 27 futbollistëve. Tre emra më pas do të largohen, shkruan albinfo.ch.
Nuk është ftuar Hamdi Salihi, sulmuesi i Skënderbeut, por as sulmuesi i Interit, Rey Manaj. Gjithashtu nuk u ftua as Alban Meha, i cili kishte një edicion fantastik me Konyasporin në Turqi.
Trajneri i Kombëtares do t’i ketë në dispozicion të përzgjedhurit e tij në fazën përgatitore për ‘Euro 2016’ që do të nisë në Austri më 23 maj ku ekipi do të qëndrojë deri në datën 31 maj, në ditën e fundit të muajit, lista prej 27 emrash do të reduktohet në 23, me De Biasin që do t’i duhet të lërë jashtë 4 prej futbollistëve për të përpiluar listën përfundimtare prej 23 emrash që do të shkojnë në Francë.
Lista paraprake
Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.
Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.
Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.
Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












