E-Diaspora
Tërnocasit e Zvicrës themelojnë shoqatën e tyre “JEHONA”
Në Solothurn u mbajt Kuvendi i Shoqatës Mërgimtarëve Tërnocas "JEHONA".
Kuvendi themelues unanimisht miratoi Statutin e Shoqatës dhe zgjodhi organet drejtuese të Shoqatës së Mërgimtarëve të Tërnocit “JEHONA”- Zvicër me seli në Bremgarten.
Gjithashtu Kuvendi miratoi edhe themelimin e SHKA “Jehona“ që do të veprojë në kuadër të Shoqatës me përgjegjës artistik Murat Avdiu. Kuvendi nisi punimet me intonimin e himnit kombëtar që me violinë e përcolli nipi i themeluesit të Jehonës Profesor Skender Gashit- Skender Shaqiri-junior.
Kuvendin me dy poezi me motive luginase nga Amerika e përshëndeti poeti i njohur Adnan Mehmeti. Në punimet e Kuvendit mori pjesë edhe Kryetari i LDK për Zvicër, Haki Latifi i shoqëruar me antarine kryesisë sëdegës Burgdorf-it Ramiz Gashi.
“Të jehojë Jehona në të mirë të kulturës dhe mbrojtjes së traditave jo vetëm Luginës së Preshevës por mbarë shqiptarisë. Do të keni përkrahjen tonë deri në fund“.,. tha Haki Latifi duke përshëndetur Kuvendin.
Tubimin me telegram e përshendetën edhe Zyra e presidencës së Shqipërisë-Këshilltari i lartë politik Flamur Gashi. “Me rastin e mbajtjes së Kuvendit Themelues të Shoqatës së mërgimtarëve Tërnocas, “Jehona” në Zvicër.
Kuvendit tuaj i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese. Ndërsa, Shoqatës “JEHONA”, i urojmë rrugëtim të mbarë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës sonë atje ku ju jetoni dhe punoni, si dhe për prezantimin e kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar para miqve tanë ndërkombëtar.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë kudo në botë, si dhe ata që jetojnë ne vatrat e tyre shekullore në Luginë, gjithmonë do të jenë në vëmendjen tonë. Punë të mbarë dhe suksese ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në përshëndetjen e tij për Kuvendin.
“Me rastin e mbajtjes së Kuvendit Themelues të Shoqatës së mërgimtarëve Tërnovcas, “Jehona” në Zvicër. Kuvendit tuaj i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese. Ndërsa, Shoqatës “JEHONA”, i urojmë rrugëtim të mbarë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës sonë atje ku ju jetoni dhe punoni, si dhe për prezantimin e kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar para miqve tanë ndërkombëtar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë kudo në botë, si dhe ata që jetojnë ne vatrat e tyre shekullore në Luginë, gjithmonë do të jenë në vëmendjen tonë. Punë të mbarë dhe suksese.“
Kuvendin e përgëzoi me fjalë mbarëvajtje dhe suksese në emër të Bashksisë Islame Myftiu Nexhmedin Saqipi.
Vetaranët e Jehonës dhe veprimtarët e saj ndër më të hershmit Nehat Salihi dhe Zaim Haliti përgëzuan dhe premtuan mbështetje pa rezervë për Shoqatën siç than tuajën dhe tonën “Jehonë“. Me propozim të Këshillit iniciativ Kuvendi zgjodhi Kryesinë në përbërje: Musa Salihu, Rafet Ademi, Ilir Adili, Murat Avdiu, Jeton Fetahu, Burim Shaqiri, Llukman Halili, Ridvan Rashiti dhe Betim Shaqiri, si dhe u lan dy vende vakante për gjininë femnore që do të plotesohen më vonë. Kuvendi për kryetar të Shoqatës Mërgimtarëve Tërnovcas “JEHONA” zgjodhi Musa Salihun, sekretar dhe përgjegjës ekzekutiv Rafet Ademin.
Në fund të pranishmëve iu prezentua llogoja e Shoqatës m emotive të “Zidit“ legjendar punuar nga artisti tashmë i njohur tërnovcac Naski Abdixhiku. Gjatë kuvendit u antarsuan 40 veta dhe antarët e parë . Antari me numrin rendor 1. i shoqatës është Dr. Durgut Aliu , drejtor i Spitalit Lindja në Prishtinë. Antar nderi u shpall shkrimtari i njohur vziceran , ternovcasi Daniel Abimi . “JEHONA” nisi punën me dy ekspozita Që në Kuvendin themelues Shoqata Mërgimtarëve Tërnovcas “JEHONA” organizoi dy ekspozita të piktorëve tërnovcas. Piktori Naski Abdixhiku u prezentua me ekspozitën “Kur të ikë mendja“, ndërkaq Rafet Ademi me ate “Motive Tërnovcase“. Komisioni për media i SHKMT “JEHONA“
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais










