Sport
Shqipëria, e 42-ta në botë
Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15-ta, Franca e 17-ta, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22-të
Kombëtarja shqiptare ka bërë përparim në renditjen e FIFA-s. Tashmë kuqezinjtë renditen në vendin e 42-të, derisa më parë ishin në vendin e 45-të, shkruan albinfo.ch.
Fitorja 3:1 me Katarin i shërbeu Kombëtares shqiptare që të përmirësojë pozitat në renditjen e FIFA-s. Skuadra e Gianni De Biasit ngjiti tre vende, duke lënë poshtë vetes skuadra si Skocia, Paraguai apo edhe Egjiptin.
Tashmë Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar. Shqipëria përmirësoi pozitat e saj vetëm një javë përpara startit të Euro 2016, ndërsa në periudhën prill-maj, skuadra pozicionohej e 45-ta.
Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15-ta, Franca e 17-ta, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22-të.
Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina, që ndiqet si gjithmonë nga Belgjika. Në vendin e tretë është ngjitur Kolumbia, ndërsa pas një pozicioni të fituar Gjermania tashmë klasifikohet e katërta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












