Foto: Agron Rexhaj
E-Diaspora
Rexhaj nderohet për humanizëm, shpëtoi pilotin zviceran nga djegia
Fondacioni për kërkim dhe shpëtim të jetës në Bernë ka nderuar Zeqir Rexhajn nga Korisha e Prizrenit me vendbanim në Wohlen të Argaut me diplomë nderi për humanizmin, trimërinë dhe guximin e treguar në shpëtimin e pilotit zviceran, shkruan albinfo.ch
Zeqir Rexhaj shpëtoi pilotin zviceran, i cili ishte aksidentuar me një avion të vogël.
Ngjarja kishte ndodhur në komunën Muhen të kantonit Aargau në të cilën ishte rrëzuar një avion i vogël, pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Për heroizmin e Rexhajt patën shkruar dhe raportuar edhe mediet zvicerane.
Shqiptari Zeqir Rexhaj nga qyteti Wohlen, kishte tërhequr pilotin nga avioni që po digjej. Pa ndihmën e tij piloti ndoshta nuk do të kishte mbijetuar. Zeqir Rexhaj tregon se ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur ndodhi tragjedia.
«Befas në anën e djathtë pashë një avion duke fluturuar shumë ulët. M’u duk e çuditshme, sepse aty afër nuk kishte pistë», tregon për ngjarjen.
Gjatë rrëzimit avioni u përplas me një veturë, duke e rrokullisur atë.
«E ndala menjëherë veturën dhe vrapova te vendi i aksidentit. Pasi pashë që avioni po digjej dhe gruaja në veturë nuk ishte drejtpërdrejtë në rrezik, vendosa t’i ndihmoj pilotit. », tha Rexhaj duke kujtuar këtë ngjarje.
“Piloti nuk kishte më forcë të dilte nga avioni dhe flakët kishin përfshirë edhe trupin e tij. Unë thjesht reagova dhe e kapa për koke duke e tërhequr nga avioni”.
Për fat të keq piloti pas një dite nuk mund të mbijetoj plagëve të marrura nga djegiet.
Foto: Agron Rexhaj
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 Nga ligjet e reja deri te ngjarjet e mëdha, zbuloni se çfarë e pret Zvicrën në... -
Ndalohet pengimi i prindërve për të takuar fëmijët: Parlamenti zviceran miraton krijimin e një vepre penale -
Më shumë gra në Zvicër po vdesin nga kanceri i mushkërive, numrat janë dyfishuar -
Zvogëlimi i tarifave amerikane do të shpëtojë firmat zvicerane -
Aeroporti i Cyrihut pranë thyerjes së rekordeve para-Covid për numrin e pasagjerëve

















