Sport
Boksierët shqiptarë kujtojnë Muhamed Alinë
Ai është konsideruar si sportisti më i madh në botë dhe bota e sportit humbi shumë me vdekjen e tij
Muhamed Ali është cilësuar si sportisti më i madh i të gjitha kohërave nga shumë mediume. Vdekja e tij ka zgjuar reagime në mbarë botën, e sigurisht edhe nga boksierët kosovarë, shkruan albinfo.ch.
Njëri ndër të parët që reagoi ishte Luan Krasniqi. “Sot jam i pikëlluar, tejet i pikëlluar. Vdiq Muhamed Ali! Legjenda e legjendave të boksit. Emër që e lartësoi këtë sport dhe neve, pasardhësve të tij. Emër që mbetet i përjetshëm në histori. Unë njëkohësisht jam krenar që marshova në ringje në epokën e Muhamed Ali. Jam i lumtur që pata takime të ngrohta me legjendën, që i kujtoj me kënaqësi sot e përherë. Dhe, si mund të mos mbahet në zemër ky takim madhështor, kjo atmosferë ngazllyese?!!! Lavdi Legjendë!”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.
Boksieri shqiptar Nuri Seferi, i ka dhënë lamtumirën legjendës së boksit Muhamed Ali, duke shkruar. “Legjendë që do të kujtohet gjithmonë. Historia”, shkroi Seferi.
Atë e kujtoi edhe Arnold Gjergjaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. “Ne e kemi humbur më të madhin e të gjitha kohërave dhe legjendën brenda dhe jashtë ringut. Kujtimet për të do të jetojnë gjithmonë”, ka shkruar Gjergjaj në “Facebook”.
Por, legjendën botërore e ka kujtuar edhe legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu. “Ndërron jetë sportisti më i madh dhe më i dashur i të gjithë kohërave në botë. U preftë në paqe”, shkroi Salihu.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje













