Sport
De Biasi gëzon simpatinë e shqiptarëve
Për shqiptarët unë jam Zoti”, ka thënë me shaka 59 vjeçari italian
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi në një reportazh për gazetën “Blick”, ka treguar për jetën e tij dhe sigurisht për kuqezinjtë që do të luajnë në Francë, shkruan albinfo.ch.
De Biasi e dha intervistën nga qyteti ku po qëndron aktualisht, në Koneljano. Ai ka treguar shumë gjëra rreth vetes, si ndihet në Shqipëri dhe sesi trajtohet nga ana e tifozëve kuq e zi. I pyetur sesi e kishte fituar shtetësinë shqiptare, De Biazi me batuta tregoi se kishte fituar tejet simpatinë e shqiptarëve. “Për shqiptarët unë jam Zoti”, ka thënë me shaka 59 vjeçari italian që drejton përfaqësuesen shqiptare të futbollit.
“Kur eci rrugëve të Tiranës njerëzit çuditen dhe janë të habitur sesi ka mundësi që unë eci vetëm pa truprojë rrugëve të kryeqytetit. Ata çuditen pasi janë mësuar nga diktatura që njerëzit publikë ti shohin vetëm në televizion”, deklaroi italiani.
Por ai shtoi se në Koneljano ku qëndron aktualisht ishte thjesht Gianni De Biasi dhe asgjë më shumë. Gjatë shkrimit, De Biasi i shëtiti gazetarët përgjatë qytetit të Koneljanos duke i treguar vreshtat, ullinjtë, por edhe shtëpinë e tij.
Në fund De Biasi mbylli me batutë dhe humor teksa tha se “Shqipëria do të fitojë pasi nga aty vijnë Obeliksi dhe Asteriksi”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














