Shkurt.ch
Në Zvicër ka shtim të urrejtjes ndaj myslimanëve
Urrejtja ndaj myslimanëve me 53 raste është për 11 për qind më shumë se në raportin e vitit të kaluar, konstaton raporti
Në raportin e publikuar sot të rrjetit të këshillimoreve për viktimat e racizmit për vitin 2015 thuhet se motivi më i shpeshtë i diskriminimit është ksenofobia ose urrejtja ndaj të huajve dhe pas tij vjen urrejtja raciste ndaj personave me ngjyrë (zezakëve). Raporti konstaton edhe rritje të numrit të rasteve të diskriminimit të myslimanëve.
Mënyrat më të shpeshta të diskriminimit janë ato përmes sharjeve, trajtimit poshtërues dhe dëmtimit, transmeton albinfo.ch.
239 rastet e diskriminimit racor të përfshira në raport janë paraqitur nga 18 këshillimore të të gjitha pjesëve të Zvicrës, të cilat janë të lidhura në rrjetin e këshillimoreve kundër racizmit.
Raporti konstaton se ka vazhduar trendi i paraqitjes më të shpeshtë të diskriminimit racor në botën e punës, ku janë regjistruar 47 raste. Pas ksenofobisë, racizmi ndaj zezakëve, me 60 raste të paraqitura, është më i shpeshti. Pas tij vjen urrejtja ndaj myslimanëve me 53 raste që është për 11 për qind më shumë se në raportin e vitit të kaluar.
Rastet nga praktika e këshillimoreve të Zvicrës janë përcjellë nga shoqata humanrights.ch dhe janë vlerësuar së bashku me Komisionin Federal kundër Racizmit (EKR).
Raporti publikohet në një format të ri, me kategori të përshtatura dhe që mundësojnë krahasimin me analizat e mëhershme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












