© 2016 Albinfo.ch
Sport
Stërvitja e kombëtares, festë për publikun
albinfo.ch ekskluzivisht nga vendgrumbullimi i Kombëtares Shqiptare, në Perros Guirec, Francë
Kombëtarja shqiptare ka mbajtur pasditen e sotme konferencën e parë për media që prej ardhjes, dy ditë më parë në vendgrumbullimin e saj në Perros Guirec.
Para gazetarëve të pranishëm, shqiptarë, francezë, zviceranë, gjermanë e të tjerë kanë folur lojtarët Frederik Veseli dhe Odise Roshi.
Në fokus të medias ishte në veçanti Veseli për faktin se është futbollisti më i ri i inkuadruar në kombëtare. Ai është pyetur për përcaktimin e tij që të luajë për kombëtaren kur dihet se në vitin 2009 ka qenë kampion botëror me Zvicrën për U17. Veseli u shpreh se ndjehet shumë mirë me kombëtaren, këtu e ka gjetur veten dhe se është pritur mjaft mirë. Unë kam lindur në Zvicër por në radhë të parë jam shqiptar dhe gjithmonë jam ndjerë si shqiptar, raporton albinfo.ch nga vendgrumbullimi i kombëtares.
Sigurisht, tha ai, unë i jam mirënjohës edhe Zvicrës, falë së cilës jam ngritur në këtë shkallë ku jam tash si futbollist. Ai u përgjigj edhe në lidhje me pozicionin ku luan, si një pozicion ku ka një konkurrencë të madhe. Është e vërtetë se ka lojtarë shumë cilësorë në sektorin e mbrojtjes ku luaj unë por ne e plotësojmë njëri tjetrin dhe deri tash çdo gjë ka shkuar si eshtë më së miri.
Menjëherë pas konferencës së shtypit, kombëtarja ka zhvilluar stërvitjet në stadiumin e qytetit Perros Guirec, shkruan albinfo.ch.
Në tribunat e stadiumit kishin ardhur një numër i madh futbolldashësish, kryesisht shqiptarë për të shikuar nga afër djelmoshat e kombëtares. Qindra shikues, sa ishin aty kanë krijuar një atmosferë të ngjashme me atë kur zhvillohen ndeshje të vërteta.
Përfundimi i stërvitjeve ka qenë një rast i mezipritur nga të fansat e kombëtares, të cilët kanë skanduar për Shqipërinë, për lojtarët e saj dhe për “Gani”-n, duke menduar për Gianni de Biasi, i cili nuk ka përtuar të fotografohet, të japë autograme dhe të përqafohet me ta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern
























