Jeta në Zvicër
“Blick”: Profili i Shqipërisë dhe Zvicrës
E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë një shkrim special, duke prezantuar të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, duke treguar në detaje për çdo kombëtare dhe çdo lojtar që do të paraqitet në Francë, shkruan albinfo.ch.
“Shqipëria për herë të parë do të marrë pjesë në një turne kaq të madh, madje duke lënë pas Danimarkën dhe Serbinë. Trajner është Gianni De Biasi, i cili preferon sistemin 4-3-3, por që shumë shpejt mund të transferohet në 4-5-1. Ai është i orientuar në mbrojtje, duke u munduar të t’i bëjë kundërshtarët të gabojnë. Sulmuesi kryesor është Sokol Cikalleshi. Dobësi është shënimi i golave, pasi kanë shënuar vetëm shtatë nga tetë ndeshje të zhvilluara”, është përshkrimi i “Blick” për Kombëtaren shqiptare, duke shtuar se kuqezinjtë nuk mund të shkojnë larg.
Kurse profili i Zvicrës është: “Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka shumë lojtarë të talentuar në dispozicion. 52-vjeçari lë ekipin të luajë në 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Zvicra ka një përzierje mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë lojtarët kyç, ku mesfusha është pika më e fortë, derisa mbrojtja pika më e dobët me Johan Djourou dhe Fabian Schar”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















