Fun
Toyota, brendi më i vlefshëm i automobilave
Prodhuesi japanez i makinave Toyota është marka më e vlefshme botërore e automobilave. Kështu tregon studimi i “Millward Brown”, e cila është e bazuar në intervistat me perceptimin e markave dhe analizat financiare, përcjell albinfo.ch.
Sipas hulumtimit të lartpërmendur, vlera e markës Toyota u rrit vitin e kaluar me 2 për qind në 29.5 miliardë, ndërsa vlera e markës VW ra në 9.3 miliardë dollarë.
VW ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj gjatë vitit 2015, pas skandalit me emetimin e gazrave.
Përndryshe, kjo listë nuk ndryshon renditjen e lartë të shtatë markave të automobilave, Kështu, pas Toyota vjen BMW, Mercedes-Benz, Honda, Ford, Nissan dhe Audi. Kështu VW ka rënë prej dhjetë markave më të larta të automobilave. Në vendin e tetë është Land Rover, pastaj vijnë Porsche dhe Tesla.
Vlera totale e dhjetë markave kryesore të automobilave të vitit të kaluar ka rënë 3 për qind, në rreth 140 miliardë dollarë.
Për ndryshe, Toyota në këtë listë të markave më të shtrenjta globale është në vendin e 28-të.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














