Zvicra dërgon ndihma në Japoni
Shpëtimtarët zviceranë me ndihmën e qenve të stërvitur do të angazhohen në gjetjen e të mbijetuarve
Një ekip prej 25 specialistësh dhe nëntë qenë shpëtimtarë janë nisur sot me një aeroplan nga Zvicra për në Japoni. Ata shkojnë atje me mision ndihmën për tejkalimin e gjendjes pas shpërthimit të cunamit shkatërrues dhe një numri tërmetesh të fuqishme.
Këtë njoftim e ka dhënë për radiion drs Toni Frisch, shef i Trupave Zvicerane të Ndihmës Humanitare.
Shpëtimtarët zviceranë bashkë me qentë e stërvitur do të angazhohen në gjetjen e të mbijetuarve. Një punë e tillë, sipas Frisch paraqitet shumë e vështirë dhe shanset për të gjetur të mbijetuar janë të vogla.
Kjo për shkakun se bëhet fjalë për kombinim të tërmeteve dhe të cunamit, që dmth ka shumë ndërtesa të rrënuara dhe veç kësaj vërshim të ujërave që e vështirësojnë jashtëzakonisht shumë punën e shpëtimtzarëve.
Nga Zvicra do të drejtohen për në Japoni edhe ndihma në formë dërgesash të gjësendeve. Kështu Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i ka nisur për atje 20`000 tenda. Në regjionet bregdetare shtëpitë janë rrënuar dhe zhdukur nga valët e cunamit, kështu që me këto tenda, një pjesë e popullatës siguron kulmin e përkohshëm mbi kokë.
Për shkak të infrastrukturës së shkatërruar, ndihmëtarëve do tu nevojitet edhe makineri e rëndë, që të mund të hapin rrugën për të gjetur dhe ndihmuar të mbijetuarit.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik











