Shkurt.ch
Kapet i dyshuari për vrasjen e shqiptarit Haki S.
Sipas policisë, kapja e të dyshuarit është bërë duke u bazuar në një numër marrjesh në pyetje të dëshmitarëve dhe një bastisjeje të shtëpisë së viktimës
Policia ka arritur ta kapë personin që ka vrarë më 12 maj në St. Gallen shqiptarin nga Kosova, Haki S., 42 vjeçar, transmeton albinfo.ch. I dyshuari për vrasje, siç bën të ditur policia kantonale e St. Gallenit dhe ajo e Thurgau-t është po ashtu nga Kosova dhe ka 59 vjet.
Sipas policisë, kapja e të dyshuarit është bërë duke u bazuar në një numër marrjesh në pyetje të dëshmitarëve dhe një bastisjeje të shtëpisë së viktimës.
albinfo.ch ka shkruar lidhur me vrasjen në rastin kur ajo ka ndodhur.
Burime të albinfo.ch kishin bërë të ditur se i vrari është H.S. i lindur në fshatin S. të Kamenicës me banim në Gjilan.
Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme familjare që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.
Merret vesh po ashtu se i ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune duke lëvizur me lejeqëndrim të Francës
Vrasësi i dyshuar do të mbahet së paku tre muaj nën masat e paraburgimit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














