Sport
Shaqiri mund të luajë për Kosovën!
“Si do të përgjigjeshit ju nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?”, ka thënë Shaqiri
Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Pak ditë pasi ai dhe Zvicra mposhtën Shqipërinë në ndeshjen e parë të “Euro 2016”, mediat zvicerane raportojnë se Shaqiri nuk ka dhënë përgjigje definitive për të ardhmen e tij sa i përket kombëtareve. Sipas “Bluewin” dhe “20min”, Shaqiri ka lënë gjithçka të hapur kur është pyetur për të ardhmen e tij.
Gazetari: Granit Xhaka ka zgjedhur të luajë gjithmonë për Zvicrën, ndërsa Kosovës i është lejuar të luajë ndeshje zyrtare. Është koha që të marrim një qëndrim të qartë nga ju?
Shaqiri: Po ua kthej me pyetje: Si do të përgjigjeshit ju nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?
Gazetari: Pra çështja mbetet e hapur?
Shaqiri: Nuk kam marrë një thirrje të tillë. Ende nuk kam vendosur asgjë. Jam i fokusuar në Euro. Jam duke e veshur fanellën e Zvicrës. Do të jap gjithçka për ekipin e Zvicrës, siç kam bërë gjithmonë. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, apo jo?
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













