Shkurt.ch
Arrihet ujdia për Lirinë e Lëvizjes me Kroacinë
Sipas kësaj ujdie të arritur, marrëveshja në fjalë me Kroacinë mund të hyjë në fuqi vetëm pasi që Zvicra dhe BE-ja të jenë marrë vesh në lidhje me temën e migracionit
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, Dhoma Nacionale dhe ajo e Kantoneve (Senati) kanë arritur sot pajtimin për për mënyrën e zbatimit të zgjerimit të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kroacinë.
Sipas kësaj ujdie të arritur, marrëveshja në fjalë me Kroacinë mund të hyjë në fuqi vetëm pasi që Zvicra dhe BE-ja të jenë marrë vesh në lidhje me temën e migracionit, njofton srf.ch. Kjo temë, siç dihet, ngarkohet nga votimi, që populli i ka bërë iniciativës «Kundër Migracionit Masiv» në referendumin e shkurtit të vitit 2014, transmeton albinfo.ch
Për të arritur ujdinë, Dhoma Nacionale ia ka përshtatur qëndrimin e saj Dhomës së Kantoneve pasi që Konferenca unifikuese e dy dhomave kishte propozuar këtë version.
Zgjerimi i lirisë së lëvizjes edhe në Kroaci është kusht që BE-ja ia ka vënë Zvicrës në mënyrë që bashkëpunimi në sferën e kërkimeve shkencore me Zvicrën të mund të bëhet në formën e tij të plotë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













