Kultura
Shpërblehet romani për të rinjtë kosovarë
Autorja e krimi-romaneve, zviceranja nga Dübendorfi i Zvicrës, Petra Ivanov për romanin e saj për të rinj «Escape» është shpërblyer nga “Kranichsteiner Jugendliteratur-Stipendium” për vitin 2011, me 12.000 euro. Ajo e mori këtë shpërblim për romanin i cili ishte botuar nga shtëpia botuese “Appenzeller Verlag”, shkruan e përditshmja zvicerane “Zürcher Oberländer”.
Këto shpërblime në formë të bursës jepen nga Fondi i letërisë gjermane në Darmstadt dhe Rrethi i punës për letërsi për të rinj (AKJ) me seli në Mynih. Çmimin e ka ndarë një juri e pavarur duke u mbështetur në punimet e autorëve të ndryshëm të autorëve të letërisë për të rinj. “Escape”, është titulli i dytë i serisë së katër vëllimeve të autores.
Romani për të rinj rrëfen për dëshirat e 16-17 vjeçarëve për tu liruar nga paragjykimet e traditave patriarkale.
Ngjarja është e vendosur në mjedisin e migrantëve shqiptarë nga Kosova dhe rrëfen për tinejxherët të cilët kanë qenë të orientuar nga prindërit e tyre për tu martuar.
Për jurinë ishte shumë e jashtzakonshme që Ivanov ka përshkruar saktë dhe pa dallime mentalitetin e të rinjve zviceranë dhe të atyre kosovarë, si dhe solidaritetin reciprok të tyre.
Përndryshe, autorja është e lindur në vitin 1967 në Cyrih, fëmijërinë e ka kaluar në SHBA. Maturën e përfundon në Cyrih, dhe përfundon studimet për përkthyese në shkollën e përkthyesve në Cyrih.
Përpos kësaj, ajo ka qenë edhe aktiviste e organizatave të ndrsdyhmne humanitare siç janë HEKS, Kisha evangjeliste zvicerane etj. Aktualisht ajo është gazetare e lirë dhe shkrimtare. Veprat e saj më të njohura janë «Duart e huaja» (2005), «Ëndrrat e vdekura» (2006), «Të shtënat e ftohta» (2007), «Gënjeshtrat e heshtura» (2008) «Plagët e thella» (2010) etj.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër Opinioni mbi legalizimin e kanabisit për të rriturit është i ndarë në Zvicër. Partitë politike dhe... -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër











