Sport
Vëllezërit Bajrami, kampionë boksi dhe mësues të brezit të ri
Përveç gjurmëve që kanë lënë në historinë e shqiptarëve të ringut, vëllezërit Bajrami vazhdojnë të kontribuojnë me shkollën e tyre të boksit në Lucern “Kampfsportschule Bajrami”
Ndër boksierët të famshëm shqiptarë në Zvicër e më gjerë janë padyshim edhe vëllezërit Bajrami nga Lucerni. Xhaviti, Tefiku dhe Feridi, janë emrat shqiptarë të njohur ringut. Ata janë ngjitur shumë shpejt në majat e sportit zviceran.
Po fillojmë me Xhavitin. Ai është kampion i shumëfishtë botëror në kick-box ndërsa është nxënësi i mjeshtrit të famshëm luzernian Andy Hug. Xhaviti, i njohur me nofkën “Gentleman” e ka shoqëruar Andin në Japoni, ku dhe ka ndërtuar karrierën e tij sportive.
Ngritjen e tij në sportin e kikboksit Bajrami e ka përjetuar në Japoni. Ndërkohë, ai është për të disatën herë kampion bote në dy organizata botërore.
Tefik Bajrami, sikurse vëllai i tij Xhaviti (ish kampion bote ne Kikboks) ka filluar karrierën te trajneri i legjendar, tash i ndjerë Andy Hug. Për dallim nga Xhaviti, ai tashmë ka bërë emër në boksin profesionist, ku deri me tani ka zhvilluar 10 ndeshje profesionale, 9 fitore, 6 me nokaut.
Në shtator të këtij viti Tefiku do ta mbrojë në Kosovë titullin e botës në versionin WBU.
Përveç gjurmëve që kanë lënë në historinë e shqiptarëve të ringut, vëllezërit Bajrami vazhdojnë të kontribuojnë me shkollën e tyre të boksit në Lucern “Kampfsportschule Bajrami”.
Xhaviti afirmoi vlerat kudo në botë dhe i solli edhe një nam Zvicrës ku edhe e zhvilloi karrierën sportive. Por ata nuk janë tërhequr nga ky sport dhe me shkollën e tyre në Lucern të Zvicrës, do të nxjerrin edhe kampionë tjerë sikur që janë edhe vëllezërit Bajrami.
Ideja për hapjen e një shkolle të tillë në Lucern erdhi nga kampioni i shumëfishtë në kick-box, Xhavit Bajrami ndërsa për punën, udhëheqjen dhe akademinë e shkollës së kick-boxit, meritat i shkojnë Ferid Bajramit, që është edhe kick-boxier i mirë. Madje shkolla e vëllezërve Bajrami kishte marrë licencën për organizimin e evenimentit më prestigjioz të kikboksit botëror, atë të K-1. Spektaklet e boksit nga vëllezërit Bajrami nuk munguan as edhe në Kosovë.
Se si funksionon një shkollë e tillë, sa me përkushtim punohet, dhe sa është e vështirë të menaxhohet në Zvicër, flet për albinfo.ch Tefik Bajrami.
Albinfo.ch: Kur keni filluar të boksoni?
Tefik Bajrami : Kam filluar në fillim të karrierës sime me karate, pastaj me taiboks dhe tash ne Boks.
Albinfo.ch : Cili ka qenë motivi, çfarë të ka shtyrë te merresh me sporte luftarake?
Tefik Bajrami : Gjithnjë kam ëndërruar të merrem me sporte luftarake.
Albinfo.ch: Si do ta kishit përshkruar boksin me pak fjalë?
Tefik Bajrami: Boksi është sport luftarak i cili zhvillohet në mes dy sportistëve me peshë të caktuar në ring. Qëllimi i këtij sporti është që sportistët të godasin njëri-tjetrin gjersa njëri të fitojë (me nokaut) ose me pikë brenda kohës së caktuar që është ndarë në raunde
Albinfo.ch: Sa meçe keni regjistruar në karrierën tende?
Tefik Bajrami: 15 meçe në karate, 30 në taiboks, 10 në boks amator dhe 11 në boksin profesionist
Albinfo.ch: Cilat janë planet e së ardhmes tuaj në karrierën e boksit?
Tefik Bajrami : Të luftoj në vjeshtë në Kosovë për titullin e botës në versionin WBU
Albinfo.ch: Ju keni një shkolle boksi?
Tefik Bajrami : Shkolla është hapur nga Xhavit Bajrami së bashku me vëllezërit Tefik dhe Ferid Bajrami. Ideja ishte e kampionit botëror në kikboks Xhavit Bajramit, i cili karrierën e tij e ka nisur në Japoni me legjendën zvicerane , kampionin botëror Andy Hug.
Albinfo.ch : Çfarë nënkupton të drejtosh një shkollë boksi, cilat janë përgjegjësitë?
Tefik Bajrami : Po natyrisht ka përgjegjësi sepse kemi të bëjmë me shumë fëmijë dhe të tjerë që vijojnë stërvitjet në shkollën Kampfsportschule Bajrami dhe duhet përgjegjësi si sillemi ndaj tyre që tu japin vlera të mira të sportit luftarak, që të kenë disipline dhe që të jenë të përkushtuar në atë çka bëjnë etj.
Sa kohë shpenzoni në këtë shkollë në Luzern? Sa stërvitje bëni dhe si përshkruhen ato?
Tefik Bajrami : Si Tefik Bajrami stërvitem gjatë ditës për vete me ekipin tim dhe në mbrëmje drejtoj stërvitjet.
Albinfo.ch : Sa boksierë ushtrojnë në shkollën tuaj dhe të cilave mosha janë?
Tefik Bajrami: Ne shkollën tonë ushtrojnë shumë boksierë të të gjitha grup moshave, duke filluar nga 8 deri ne 71 që janë aktualisht të regjistruar.
Albinfo.ch: Si stimulohen të rinjtë që të anëtarësohen në shkollën e boksit?
Tefik Bajrami : Duke parë sukseset tona , sidomos të vëllait Xhavitit dhe të miat.
Albinfo.ch : Çfarë ju ofroni ju nxënësve të boksit që janë anëtarë të shkollës tuaj?
Tefik Bajrami: Ne ofrojmë nxënësve njohuri për boksin, që të jenë të disiplinuar , që të dinë të respektojnë njerëzit tjerë. Me një fjalë shkolla “Kampfsportschule Bajrami” është tempull i dijes.
Albinfo.ch : Sa kushton anëtarësimi për një vit ? Sa anëtarë apo nxënës keni të regjistruar?
Tefik Bajrami : Anëtarësia varet nga grupmoshat prej fëmijëve deri te të rriturit dhe nuk është shumë shtrenjtë.
Sukseset e Tefik Bajramit
1998 – Kampion i Zvicrës në Karate 2000 – Nënkampion i Botes në Karate 2003 – Kampioni i Zvicrës në Thai box amator 2004 – Kampion i Botës në versionin WKA- IASKA në Thai box amator 2005 – Kampion i Zvicrës në Thai box profesional 2006 – Nënkampion i Botës në Thai box profesional 2006 – Kampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd) 2007 – Nënkampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd). 2015 Uragani shqiptar shpallet kampion i evropes ne boksin profesionist ne verzionin WBU (World Boxing Union) ne gategorine Cruizer deri ne 91 kg. Me 2 Prill Tefik Bajrami mbron titullin e kampionit evropian me nokaut ne rund te pare ne Luzern te Zvicres.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih























