Sport
Mehmedi kërkon hakmarrje
“Ne ende kemi punë të pakryera me Francë. Ne e dimë se ndeshja e fundit ndaj Francës nuk ishte shumë e mirë nga ne, dhe ende e kemi në mendje atë takim, por kësaj radhe do të jetë shumë më ndryshe”, u shpreh Mehmedi
Sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi kërkon hakmarrje ndaj Francës për humbjen e pësuar në Botërorin e para dy viteve, ku francezët triumfuan 5:2. Zvicra dhe Franca takohen sonte në ndeshjen e fundit të grupeve, shkruan albinfo.ch.
Mehmedi shënoi golin e vetëm në takimin ndaj Rumanisë. “Ne ende kemi punë të pakryera me Francë. Ne e dimë se ndeshja e fundit ndaj Francës nuk ishte shumë e mirë nga ne, dhe ende e kemi në mendje atë takim, por kësaj radhe do të jetë shumë më ndryshe. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe një përvojë shumë e mirë për ne”, deklaroi Mehmedi për “UEFA.com”.
Zvicra është afër kualifikimit, pasi i nevojitet edhe një pikë, por edhe nëse ka humb ka gjasa të shkojë si e dyta, ose edhe si e treta me katër pikë. Franca pas fitores ndaj Shqipërisë siguroi kualifikimin tutje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













