Shkurt.ch
Cyrihu vendos kontroll sigurie për të gjithë banorët e rinj
Poqese parlamenti e voton ndryshimin e ligjit për policinë edhe në leximin e dytë, policia në të ardhmen ka të drejtë t`i verifikojë të gjithë të posaardhurit, edhe nëse nuk ka ndonjë dyshim konkret ndaj tyre
Cyrihu ka vendosur për ashpërsim të qasjes ndaj atyre që vijnë për të banuar në këtë kanton, nga jashtë vendit apo nga kantonet tjera. Kështu, cilido që e bën Kantonin e Cyrihut vendbanim të përhershëm duhet të kalojë nën kontrollin e policisë e cila do të verifikojë nëse ai ka kryer vepra penale apo nëse ndaj tij është duke u zhvilluar ndonjë ndjekje, bën të ditur srf.ch.
Vendimin për këtë trajtim të ashpërsuar të banorëve të rinj e ka miratuar sot Parlamenti i Kantonit në leximin e parë. Ndërsa poqese parlamenti e voton ndryshimin e ligjit për policinë edhe në leximin e dytë, policia në të ardhmen ka të drejtë t`i verifikojë të gjithë të posaardhurit, edhe nëse nuk ka ndonjë dyshim konkret ndaj tyre.
Përfaqësuesit e partive të majta në këtë parlament kanë tërhequr vërejtjen se është e papërshtatshme që të bëhet kontrollimi në rrethanat kur brenda vitit në kanton vijnë rreth 100 mijë banorë të rinj, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, partitë e djathta kanë theksuar se verifikimi i rasteve të ndjekjes penale të të porsaardhurve ka më shumë peshë se sa liria personale e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












