Shkurt.ch
Humb jetën motoçiklisti shqiptar derisa tifozët turq e kroatë festonin fitoret
Nga shkaqe ende të paqarta, ai e ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është ndeshur me një veturë të ndalur”, thotë policia.
Mbrëmë, ndërsa tifozët e Turqisë dhe ata të Kroacisë festonin në Bernë fitoret e përfaqësueseve të tyre të futbollit, një ngasës motori, kosovar 31 vjeçar ka humbur jetën pasi që është penguar dhe përplasur në turmën festuese, shkruan 20minuten.ch
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kantonit të Bernës, Ramona Mock. “Ndodhi në aksident, i cili mjerisht pati pasoja fatale”, ka thënë ajo.
Personi në fjalë, për të cilin edhe policia thotë se është një kosovar i moshës 31 vjeçare ka humbur kontrollin mbi motoçikletën që po e ngiste ndërsa një kolonë makinash të festuesve po lëvizte në të njëjtin drejtim me të, transmeton albinfo.ch. “Nga shkaqe ende të paqarta, ai e ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është ndeshur me një veturë të ndalur”, thotë policia.
Por sipas dëshmitarëve, motoçiklisti ka provuar të tejkalojë kolonën e veturave dhe kështu e ka humbur kontrollin., përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai është hedhur nga motoçikleta e tij, e cila ka fluturuar dhe ka rënë në tokë vetëm pasi që ka kaluar rreth 100 metra në ajër.
Përkundër ardhjes së shpejtë të ndihmës së parë, kosovari i lënduar rëndë ka humbur jetën pak më vonë në spital.
Festimet në rrugë, përmes parakalimeve me vetura, me muzikë dhe brohoritje, janë problematizuar edhe më parë. Ajo që festuesit shpesh nuk e marrin seriozisht, është përmbajtja rregullave elementare me rastin e shprehjes së gëzimit për fitoren e skuadrës së tyre. Ata shpesh, në dalldi e sipër, dalin me gjysmën e trupit të tyre nga dritaret e veturave dhe festojnë duke valvitur flamuj ose duke kënduar, pa u merakosur për pasojat që mund të kenë këto veprime, në radhë të parë për ta dhe pastaj edhe për të tjerët.
Në natën e fitores së Kombëtares Shqiptare, një tifoz shqiptar kishte pësuar lëndime të rënda nga aksidentimi i veturës së tij derisa po festonte në Heilbronn të Gjermanisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit










