Sport
Faleminderit shqiptarë!
Turneu do të vazhdojë pa vendin e vogël ballkanik. Megjithatë, futbollistët shqiptarë dhe tifozët e tyre mund të ndjehen fitues, shkruan 20minuten
Kombëtarja shqiptare u eliminua, por tifozët mund të ndjehen si fitues, pasi dëshmuan kulturë, dhe përkrahën ekipin maksimalisht
Fitorja 3:0 ndaj Armenisë i dha të drejtën Shqipërisë që për herë të marrë pjesë në një Kampionat Evropian, ku nga tri ndeshje shënoi një fitore, duke grumbulluar tre pikë, derisa pika më e fortë ishin tifozët që kaluan provimin, shkruan albinfo.ch.
Është portali zviceran ‘20min.ch’, që falënderon tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Francë, dhe kanë përkrahur ashtu siç duhet Kombëtaren e tyre, duke dëshmuar kulturë të lartë dhe ishin shembull në këtë Evropian.
Shkrimi tregon edhe për ndeshjet e Evropianit, ku humbën 1:0 nga Zvicra dhe 2:0 nga Franca, derisa erdhi edhe momenti historik, triumfi ndaj Rumanisë, që ishte fitorja e parë e Shqipërisë në një Evropian. “Kjo është dita më e madhe në futbollin shqiptar dhe më e bukura në jetën time”, thotë Armando Sadiku, i cili realizoi golin e vetëm. Ai dhe shokët e tij u gëzuan shumë dhe kishin shpresa edhe për kualifikim, por shpresat u ndalën me përfundimin e takimit ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë. Turneu do të vazhdojë pa vendin e vogël ballkanik. Megjithatë, futbollistët shqiptarë dhe tifozët e tyre mund të ndjehen fitues.
Duhet theksuar se shkrimi është shoqëruar edhe me një vido, ku tregon për tifozët shqiptarë në Francë, derisa kënga është “Kuqezi je ti”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













