Integrimi
U mbajt gara e diturisë në Vjenë
I. Lladrovi:: “Ne duhet të zgjohemi nga gjumi e të dërgojmë fëmijët në mësimin shqip.” Aktivitet kulturore e afirmojnë mësimin shqip në diasporë. S.Krasniq:”Apeloj tek mërgimtarët t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip”
Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri mbajti garën e diturisë në Vjenë. Në sallën e bukur në bashkinë e dhjetë u mblodhën nxënës e prindër nga disa rrethe të Austrisë.
Ishin të pranishëm Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Shqipe Shasivari e Sabit Krasniqi nga Ministria e Diasporës.
Ndërsa Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republika e Kosovës në fjalën e tij me këtë rast mes tjerash tha: “Austria është vendi i rrallë si shembull se si përkrahet mësimi i gjuhës amtare. Kjo sallë e bukur do duhej të ishte e mbushur sot, kur dihet numri i mërgimtarëve tanë. Ne duhet zgjohemi nga gjumi dhe ta mbështesim mësimin e gjuhës amtare.” Ai falënderoj organet vendore për mbështetjen e vazhdueshme të mësimit shqip. Sabit Krasniqi, këshilltar ministri, përshëndeti në emër të ministrit Murati. “Apeloj tek mërgimtarët që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip ”shtoi mes tjerash Krasniqi.
Arten Hanku nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë përshëndeti në emër të ambasadorit Roland Bimo. “Është për t’u vlerësuar puna e mësuesve dhe veprimtarëve, një traditë e mirë në mësimin e gjuhës amtare”. Nuhi Gashi përshëndeti në emër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Ishin prezent edhe Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë në Austri, Ejup Murseli, aktivist nga Shoqata “Iliria”; Dr.Sabri Osmani e Januz Saliuka,, Mirela Shira, Drita Cocaj. Kuizin e diturisë hapi me fjalë përshëndetëse kryetari i Shoqatës Ismet Sinani,. Rreth kuzit foli mësuesi Ibrahim Hasanaj. Moderator, si gjithnjë, ishte mësuesi Osman Ademi, në gjermanisht studentja Albana Hasanaj.
Në Ciklin e Ulët garuan shtatë ekipe, kurse në Ciklin e Lartë vetëm katër ekipe nga të cilat “Dukagjini” fitoi pikë më shumë dhe do të marrë pjesë në garat simbolike që do të mbahen në Prishtinë muajin e ardhshëm.
Mësuesit pjesëmarrës ishin Mark Demaj, Ibrahim Hasanaj, Miradije Berisha, Roza Nrecaj, Osman Ademi, Hazir Mehmeti e Ismet Sinani, të ndihmuar nga prindër e veprimtarë.
Nga cikli i ulët morën pjesë ekipi “Dardania” me nxënësit: Delvina Haziri, Fiona Haziri dhe Dinete Halili. Ekipi “Fluturat” Blina Gashi (kl.4), Blerian Istrefi (kl.4), Stela Paskali (kl.3), Valon Tefiki (kl.4) Fiona Murseli (kl.3). Ekipi “Yjet” Gentian Halimi, Valesa Arifaj, Alma Mehmeti, Ajmone Ibra, Leoni Zendeli. Ekipi “Dielli” Jon Bicaku, Besnik Memedi, Vesa Ajvazi, Ester Kraja. “Anadrini” me nxënësit: Deline Krasniqi, Benart Krasniqi, Artine Seta, Habibe Seta.: Ekipi “17 Shkurti” me nxënësit Hatixhe Alili, Gresa Miftari, Dea Xhelili, Viola Gashi dhe Kaltrina Ramaj.
Pas rundit të dytë të pyetjeve me pikë u rëndit i pari “17 Shkurti” nga Badeni i pasuar nga “Yjet” e “Dardania”. Në Ciklin e lartë ekipi “Flamuri” me nxënësit Elvis Qafleshi, Enis Qafleshi, Ensar Emini. Ekipi “Dukagjini” me përbërje Largesa Istrefi, Antigona Azemi, Besiana Memedi, Elona Kabashi. Ekipi “Afrim Zhitia” nxënësit : Jehona Skeraj, Elona Shurdhani, Leonita Ramaj dhe Elmedina Zhugolli. Më shumë pikë mori ekipi “Dukagjini” nga Tullni i pasuar nga “Flamuri” , “Afrim Zhitia” e “Rozafa”. Në program pati dhe recitime dhe valle të luajtura nga nxënësit. Juri ishin mësuesit Ismet Sinani, Roza Nrecaj e Miradije Berisha.
Pyetjet ishin të përgatitura në formë alternative, çka e bënë lojën tërheqëse për nxënësin. Në fund fituesit e pjesëmarrësit u shpërblyen me dhurata modeste.
Ishte e pa arsyeshme, si asnjëherë më parë, pjesëmarrja aq e vogël e mësuesve me ekipet e tyre dhe një publik kaq i vogël, kur dihen harxhimet e mëdha materiale e kohore që kërkon përgatitja e mbajtja e një gare të tillë. Kjo do një analizë të mirëfilltë e të shëndoshë nga vetë anëtarësia e shoqatës. Shabllonizmi i përsëritur gjatë, përsonalizimet e pa nevojshme të kuizit, po e dobëson atë, në vend të ngritjes së cilësisë, kur dihet mbështetje materiale me 2 mijë euro nga Ministria e Diasporë dhe nga 14 donatorë, shumica nga të cilët mbështetës të përhershëm.
Në fund u dha drekë me ushqime nga kuzhina shqiptare të gatuara nga nënat e motrat tona të mrekullueshme, pë
E-Diaspora
-
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë Artistja nga Kosova prezantohet me sukses në një program sfidues, duke dëshmuar talent dhe profesionalizëm në... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












