Sport
Xhaka kërkon falje
“Kërkoj falje të dashurës, familjes time, shokëve, menaxherit dhe gjithë tifozëve të Zvicrës që na mbështetën gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale
Ganit Xhaka ka kërkuar falje për penalltinë e humbur ndaj Polonisë. Zvicra është eliminuar nga Kampionati Evropian, duke u mposhtur 5:4 nga Polonia pas ekzekutimit të penalltive, shkruan albinfo.ch.
Xhaka u shndërrua në fytyrën tragjike këtë mbrëmje, duke humbur penalltinë, çka bëri që gjitha mediat botërore të shkruajnë për këtë dështim të yllit të Arsenalit. “Kërkoj falje të dashurës, familjes time, shokëve, menaxherit dhe gjithë tifozëve të Zvicrës që na mbështetën gjatë këtyre ditëve”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, është shprehur i dëshpëruar me eliminimin e Zvicrës nga Kampionati Evropian. “Jam i mërzitur për Granit Xhakën, por s’ka të bëjë vetëm me të. Zvicra humbi dhe jam i mërzitur për këtë. Lojtarët dhanë gjithçka dhe treguan çfarë mund të bëjnë në fushë, Por fatkeqësisht ne i bëmë disa gabime dhe paguam për to. Pastaj ishte lotaria e penalltive, nëse e humb një, mund të jetë kruciale”, deklaroi trajneri i helvetëve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












