Feja
Kthesë në gjykimin e atentatorëve salafistë, shqiptari Enea B. pranon veprën!
Enea me pranimin e tij përmes avokatit ka thënë se ai së bashku me Marco G., kishin dashur të vrisnin politikanin e djathtë populist gjerman Beisicht
Me pranimin e veprës nga njëri prej të akuzuarve, shqiptarit Enea, gjykimi i katër ekstermistëve islamikë në Dyseldorf ka marrë një kthesë të befasishme, shkruan rundschau.de. Katër të përmendurit (një gjerman, dy turq dhe një shqiptar) ngarkoheshin për tentim atentati ndaj politikanit të djathtë gjerman, kryetarit të partisë Pro NRW, populistit Markus Beisicht.
Enea me pranimin e tij përmes avokatit ka thënë se ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij Marco G., kishin dashur të vrisnin politikanin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur në mars të vitit 2013.
Marco G., akuzohet po ashtu edhe për sulmin me bomba në Stacionin Hekurudhor të Bonit, në dhjetor 2012.
Si motiv për sulmin ndaj politikanit Beisicht Enea 45 vjeçar ka përmendur shkaqet fetare.
Përfaqësues të Pro NRW, në fushatën zgjedhore të vitit 2012 kishin shfaqur karikatura të Muhamedit me përmbajtje kritike ndaj islamizmit. Kjo kishte bërë, sipas Eneas që salafistët të ndjeheshin të provokuar, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht ata kishin vendosur vetëm të demonstronin por më vonë ksihin menduar edhe për «spastrime» dhe rrëmbime. Duke ndjekur këtë qëllim, ai me Marco G. kishin përgjuar banesat private të përfaqësuesve të Pro NRW-së. Për të fituar paratë e nevojshme, katërshja salafiste kishin marrë në konsideratë edhe sulmet me grabitje, por nuk kishin arritur të bënin diçka të tillë.
Është interesante se, siç shkruajnë mediat gjermane, Enea B., vinte nga një familje e krishterë nga Shqipëria dhe më parë kishte shërbyer në një njësit elit të ushtrisë shqiptare, transmeton albinfo.ch. Shkaqet e konvertimit të tij në islam, një ekspertizë e bërë në Gjermani, i ka gjetur, veç tjerash, në varësinë dhe sëmurjen nga alkooli që e kishte nëna e tij. Edhe ajo vetë e konsideron këtë si një shkak të mundshëm.
Gjykimi në Gjykatën e Lartë të Landit në Dyseldorf është duke vazhduar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












