Shkurt.ch
Politikani i SVP-së thotë: “Ciganët dallohen nga era e tyre”, kallëzim penal për racizëm
Të martën në Prokurorinë për regjionin e Bernës Jura-Seeland ata kanë ngritur padinë për diskriminim të bërë në mënyrë publike në bazë race. "Michel me shprehjen e tij ka diskriminuar pakicën e romëve endacakë së pari duke i thirrur me emrin fyes “ciganë” dhe së dyti duke thënë se atyre u vjen erë e keqe”
«Nëse `ciganët` nuk i dallon nga pamja, atëherë do t`i dallosh më së largu nga era (me hundë)”. Kjo shprehje e politikanit lokal të SVP-së nga Lyss-i i Kantonit të Bernës pritet t`i kushtojë atij me një kallëzim penal për racizëm.
Jürg Michel, kështu quhet këshilltari komunal i Lyss-it, citohet të ketë thënë këtë fjali në një mbledhje të Këshillit të komunës më 27 qershor, shkruan 20minuten.ch. Ndërsa të rinjtë socialdemokratë (JS Bielingue) kanë vendosur të ushtrojnë kallëzim penal ndaj personit të përmendur.
Të martën në Prokurorinë për regjionin e Bernës Jura-Seeland ata kanë ngritur padinë për diskriminim të bërë në mënyrë publike në bazë race, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre, Michel me shprehjen e tij ka diskriminuar pakicën e romëve endacakë së pari duke i thirrur me emrin fyes “ciganë” dhe së dyti duke thënë se atyre u vjen erë e keqe”.
Njëri nga paditësit, Vinzenz Bingeli është vetë këshilltar në komunë dhe ka qenë dëshmitar i deklaratës së kolegut të tij nga partia SVP.
“Ne e kemi diskutuar incidentin me shoqatën e Popujve të Rrezikuar” dhe me vetë organizatën që i përfaqëson këtë grup etnik (Jenischen) kështu që kemi vendosur të bëjmë kallëzim penal, pëecjell albinfo.ch. Por kjo nuk ka mjaftuar. Ata kërkojnë që Michel të kërkojë falje personalisht nga romët.
Ndërkaq i apostrofuari nuk pendohet për atë që ka thënë. “Është fjala vetëm për një formulim jo të qëlluar”, ka thënë ai për 20minuten. Prandaj ai thotë se është e dhimbshme që ai të akuzohet për diskriminim. Sepse, siç e thotë ai, nuk ka asgjë kundër romëve endacakë por këta duhet t`u përmbahen ligjeve dhe rregullave, diçka që vlen për të gjithë, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se ky grup etnik hedh thasët e bërllogut gjithandej, dhe pikërisht për këtë ka menduar ai kur ka përmendur “kundërmimin” e tyre. Dhe kjo nuk ka asgjë diskriminuese.
Avokati dhe eksperti i racizmit, Daniel Kettiger mendon se kallëzimi penal i Juso-s nuk do të ketë sukses. Sipas tij nocioni “cigan” nuk lidhet me një etni, racë ose religjion konkret por është një emërtim i përbashkët për romët endacakë”. Sigurisht, ka shtuar ai, kur një person në funksionin e tij publik thotë diçka të tillë, mund të marrë një dënim disiplinor.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












