Shkurt.ch
189 refugjatë humbin statusin pasi kanë vizituar vendet e prejardhjes
63 nga ky numër janë shtetas të Irakut, 21 të Vietnamit, 20 të Bosnjë e Hercegovinës, 17 të Turqisë, 14 të Tunizisë dhe 7 të Eritresë
Refugjatët, sipas vetë përkufizimit të statusit të tyre, nuk kanë të drejtë të shkojnë në vendin e prejardhjes, nga i cili kanë ikur. Duke qenë se gjithmonë ka të tillë që e shpërfillin këtë rregull, gjithmonë ka edhe dënime për ata që kapen. Bëhet fjalë për humbjen e statusit të fituar të azilit.
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, gjatë vitit 2015, 189 refugjatë me status të njohur e kanë humbur këtë status si pasojë e vizitës që u kanë bërë vendeve të prejardhjes.
Këtë shifër gazeta e ka marrë nga burime brenda SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion), transmeton albinfo.ch.
63 nga ky numër janë shtetas të Irakut, 21 të Vietnamit, 20 të Bosnjë e Hercegovinës, 17 të Turqisë, 14 të Tunizisë dhe 7 të Eritresë.
Numri i dënimeve të përmendura, vitin e kaluar ka qenë më i madh se në vitet pararendëse, gjë që tregon se abuzimet në këtë fushë po ndiqen dhe po dënohen më me rigorozitet, përcjell albinfo.ch
Në këtë drejtim, Këshilli Federal ka vendosur që në të ardhmen refugjatët, në rast të dyshimit ndaj tyre, duhet të detyrohen të japin dëshmi se nuk kanë vizituar vendin e tyre të prejardhjes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














