Shkurt.ch
Ndalimi i burkas, arabët anulojnë pushimet në Ticino
Rëndësia e ndalimit nuk duhet të mbivlerësohet. Me 45.000 bujtje, përqindja e vizitorëve nga vendet e Gjirit është vetëm 2.1 për qind prej vëllimit të të ftuarve - dhe vetëm një pjesë e tyre janë veshur me burka apo nikab
Në fillim të korrikut në Ticino ka hyrë në fuqi ndalimi i burkas. Kjo do të ketë ndikim në turizëm: hotelierët raportojnë për anulimet e pushimeve nga arabët.
Frika se ndalimi ka një efekt negativ nga shtetet e Gjirit, duket të jetë e vërtetë.
“Ne kemi marrë anulimet e para të mysafirëve arabë”, thotë Lorenzo Pianezzi, president i Shoqatës së Hotelëve në Ticino për gazeta “Giornale del Popolo”, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani tregu arab në Ticino ishte në rritje. Për të respektuar vullnetin e qytetarëve, duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze ndalimi i burkas. Përgjegjës për zbatimin është policia në Ticino.
Hotelierët në Ticino, sipas “Tages-Anzeiger”, kanë lënë të kuptohet që mund të lexohet si një thirrje për të mos udhëtuar në kantonin Ticino.
Ticino Turistike supozon “se mysafiret femra që mbulojnë fytyrat e tyre, në të ardhmen do të duhet të shmangin këtë destinacion. Rëndësia e ndalimit nuk duhet të mbivlerësohet. Me 45.000 bujtje, përqindja e vizitorëve nga vendet e Gjirit është vetëm 2.1 për qind prej vëllimit të të ftuarve – dhe vetëm një pjesë e tyre janë veshur me burka apo nikab, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













