CH-Ballkani
Grabitja në Aeroport, vë në sprovë sigurinë shtetërore
Sipas Policisë, përgjegjësinë brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas e ka kompania e pavarur e sigurimeve ICTS, ndërsa sipas zyrtarëve të aeroportit, përgjegjës është Policia. Hajnat janë të lirë
Grabitja spektakolare që ndodhi katër ditë më parë në Aeroportin e Tiranës, ku u vodhën më shumë se një milionë euro, ka vënë në sprovë sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar. Policia dhe zyrtarët e aeroportit po e bëjnë përgjegjës njëra-tjetrën, për sigurinë e brendshme të aeroportit.
Sipas Policisë, përgjegjësinë brenda terminaleve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas e ka kompania e pavarur e sigurimeve, që në këtë rast është ICTS, ndërsa sipas zyrtarëve të aeroportit përgjegjës është Policia, pasi që kompania është e paarmatosur.
Për Policinë e Shtetit cenimi i sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” erdhi si pasojë e neglizhencës së kompanisë private që mbikëqyr mjediset e brendshme dhe të jashtme.
“Siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimi i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit, si dhe në sallën e kamerave CCTV e bën në mënyrë ekskluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë. Vet policia në bazë të kësaj marrëveshje e ka të rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aeroport”, u shpreh Ervin Hodaj, drejtor i Policisë së Tiranës.
Për konstatimet e mungesës së elementëve të sigurisë, policia i ka dërguar autoriteteve të aeroportit edhe disa shkresa zyrtare, të cilat nuk janë marrë në konsideratë.
Por, Arlinda Çausholli, drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ka përgënjeshtruar policinë, raporton TCH.
“Kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale dhe kjo nuk e zëvendëson apo zvogëlon përgjegjësinë e Policisë së Shtetit. ICTS është e paarmatosur dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. Jashtë gardhit, nga ku ka hyrë makina (hajnat), është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Policia duhet të sigurojë forca për të parandaluar aktivitetet e paligjshme”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit.
Ndërkohë në Aeroportin e Rinasit situata paraqitet e qetë. Dera nga hynë dhe dolën të qetë grabitësit, vetëm sa është mbyllur.
Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3. Hetuesit dyshojnë se pas djegies së veturës “Mercedes Benz” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër, i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet.
Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë.
Ndërkohë pranë vendit ku u dogj automjeti i vjedhur në Pogradec, policia ka gjetur një paruke që dyshohet se është hedhur nga autorët. Ajo është dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor të policisë. Po ashtu policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në rrugën që kanë përshkruar autorët deri në djegien e makinës.
Ndërkohë sot pritet të dalin para gjykatës së Krujës për caktimin e masës së sigurisë edhe 5 personat e ndaluar. Ata do të njihen zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurimit personal arrest me burg.
Në anën tjetër, Policia e Shqipërisë, ka caktuar një shpërblim prej 30 mijë eurosh për personat që japin informacione lidhur me grabitjen spektakolare.
“30.000 euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja”, thuhet në deklaratën e policisë.
Theksohet se policia garanton se çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.
Në anën tjetër, në një deklaratë për media ka reaguar kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili ka hedhur akuza për kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i fajëson për mosreagimin ndaj aktit kriminal që tronditi aeroportin më të madh të vendit pak ditë më parë.
Paloka u shpreh se grabitja spektakolare e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin “Nënë Tereza” përbën edhe kërcënimin më të rëndë ndonjëherë të sigurisë kombëtare, që prej vitit famëkeq 1997.
“Asnjë reagim, asnjë marrje përgjegjësie nuk ka nga kryeministri Edi Rama, as nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kur bien aeroportet, çfarë garancie mund të ofrojë shteti për sigurinë kombëtare? Fakte të reja tregojnë se Rinasi është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe përfitimi”, ka thënë Paloka, transmeton Albinco.Ch.
Ndryshe, nuk është kjo grabitja e parë që ndodhë në Shqipëri, ku atak janë furgonët që bartin paratë për në Aeroport, që destinacion kanë Evropën. Edhe vitin e kaluar ka ndodhur një grabitje si në filma, ku në mes të rrugës është ndaluar automjeti i blinduar që transportonte para për aeroport. Atëbotë u vodhën rreth 3 milionë euro në disa valuta dhe asnjëherë nuk u zbuluan hajnat.
E-Diaspora
-
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% Procesi ishte shumë i suksesshëm dhe dalja e përgjithshme nga ora 7:00 deri në ora 19:00... -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri











